Pendarovski u takua me përfaqësuesin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stjuart Piç

nga D V

Shkup, 3 prill – Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti në takim lordin Stjuart Piç, përfaqësues i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, informojnë nga kabineti i Presidentit.

Dy bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime për ngjarjet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për interesat strategjike të vendit dhe bashkëpunimin e përgjithshëm mes dy vendeve.

“Presidenti Pendarovski u falënderua për përkrahjen e deritanishme dhe angazhimin britanik me qëllim të avancimit të gjendjeve në disa sfera kyçe, si dhe për përkushtimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor, thuhet në kumtesën e kabinetit të Pendarovskit.

Dy bashkëbiseduesit kanë shprehur kënaqësi nga marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve dhe bashkëpunimin në NATO aleancën në kontekst të pushtimit rus dhe i ka riafirmuar angazhimet për stabilitet dhe prosperitet në rajonin më të gjerë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More