Pendarovski u takua në Nju Jork me presidentin gjerman, Shtajnmajer

Shkup, 24 shtator – Presidenti Stevo Pendarovski, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara me rastin e pjesëmarrjes së tij në Asamblenë e 76-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u takua me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, në New York.

 

Siç informojnë nga kabineti i Pendarovskit, të dy presidentët shkëmbyen pikëpamje dhe informacion mbi situatën aktuale në të dy vendet. Në njoftim gjithashtu thuhet se presidenti Steinmeier, shprehu ngushëllimet e tij më të thella për tragjedinë në spitalin modular të Tetovës.

Presidenti Pendarovski falënderoi homologun gjerman për përpjekjet dhe angazhimin e tij personal, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme gjermane për integrimin tonë evropian.

“Presidenti Pendarovski theksoi se ndërtimi i marrëdhënieve miqësore me Gjermaninë, bazuar në qasje të sinqertë dhe të besueshme, janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

“Në atë kontekst, bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamje dhe informacion mbi zhvillimet e fundit në lidhje me integrimin tonë evropian dhe arritën në përfundimin se fillimi i negociatave të pranimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian do të ndikojë pozitivisht në klimën e përgjithshme socio-politike në vendin tonë dhe do të stabilizohet më tej situata. Bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamje dhe informacion mbi zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Pendarovskit.

Related posts

Donacion nga Kina për poliklinikën “Shuto Orizare”

Z H

Rrugë e re e asfaltuar në Radishan

Xh J

Stevo Pendarovski: Pavarësia është faza e fundit e projektit më të madh kombëtar!

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More