Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Pendarovski uron Pashkët: Le të përhapim dashuri dhe mendime të mira dhe t’i gëzohemi jetës

Shkup, 2 maj – Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe krishtere Ringjallja e Krishtit – Pashkë, u dërgoi letra urimi Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, Metropoliti i Shkupit, Kryepeshkop i Ohrit dhe Maqedonisë z.z. Stefan dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë, dhe kryetarit të Përfaqësisë së Kishës Ungjillore-Metodiste, Emil Zaev dhe anëtarët e Kishës Ungjillore-Metodiste në vend.

“Ju uroj t’i kaloni ditët festive në shëndet të mirë, të mbushur me lumturi, gëzim dhe dashuri. Pashkët si një festë shprese i mbushin zemrat me ngrohtësi, ndërsa mendimet me optimizëm dhe besim. Le të përhapim dashuri dhe mendime të mira dhe t’i gëzohemi jetës. Bujaria, mirësia dhe sinqeriteti qofshin gjithnjë me ne. Ashtu si krishterimi do të ishte bosh pa ringjalljen e Krishtit, ashtu edhe jetët tona do të ishin boshe pa dashuri, dhembshuri, moral, ndarje dhe mirënjohje. Pas më shumë se një viti jetese në pandemi e cila e rrezikon shëndetin dhe shkakton shkatërrim ekonomik, fundi i Golgotës me të cilën po përballet gjithë njerëzimi po afrohet. Deri në fund të imunizimit, le të jemi të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm, thuhet në mesazhin e urimit nga Presidenti Pendarovski me rastin e festës së madhe krishterë Ringjallja e Krishtit – Pashkët.

Postime të ngjashme

VMRO: Kompromisi për gjuhën, tradhti kombëtare

Zekirija Haxhiu

19 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid

Zekirija Haxhiu

Këshilli i BE-së me mbështetje të madhe për propozimin portugez

Zekirija Haxhiu

Pahor: Do të ishte tragjike për Shkupin nëse vetëm Shqipëria mer dritë jeshile për negociata

Zekirija Haxhiu

Prej nesër në Greqi mund të hyhet edhe me test të shpejtë

Zekirija Haxhiu

Mariçiq: Bashkëpunimi rajonal kyç për luftë kundër krimit të organizuar

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...