Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Pendarovski uron presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmanin

Shkup, 6 prill – Zhurnal.mk – Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski e uroi presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Vjosa Osmani.

“Urime për Vjosa Osmanin, presidenten e re të Republikës së Kosovës. Besoj se bashkëpunimi midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të vazhdojë me një intensitet edhe më të fuqishëm, në frymën e fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve miqësore”, shkroi presidenti në profilin e tij në Tuiter.

Mandatin pesë vjeçar në krye të vendit, Osmani e mori nga Kuvendi i Kosovës të dielën (4 prill). Presidentja e re e Kosovës, Vjosa Osmani sot edhe zyrtarisht e mori detyrën nga ushtruesi i deritanishëm i këtij funksioni, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, informoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Postime të ngjashme

Shkupi i hutuar, njëkohësisht është optimist por edhe pesimist për zgjidhje me Bullgarinë

Bekim Laçi

Hapet zyrtarisht ambasada e Maqedonisë së Veriut në Bratislavë

Zekirija Haxhiu

Taksë ekologjike për derivatet dhe zvogëlim të TVSH-së për energjinë elektrik

Zekirija Haxhiu

Peloni: Duam marrëdhënie të mira me vendin fqinj

Zekirija Haxhiu

Stefoska: Kemi dërguar një letër interesi për programin e ri të BE-së për kulturë

Zekirija Haxhiu

Përsëri asnjë viktimë nga Covid në Maqedoni, shënon 29 raste të reja

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...