Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Pendarovski: Ushtria do të mbështesë policinë dhe objektet shëndetësore

Shkup, 21 nentor – Gjendja e krizës në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut për 30 ditë, e cila u shpall nga Qeveria me propozimin e Këshillit të Sigurimit, i jep mundësi ushtrisë të mbështesë policinë dhe objektet shëndetësore, shkroi sot në Facebook Presidenti Stevo Pendarovski.

Presidenti shtoi se sipas Ligjit për Menaxhimin e Krizave, ushtria do të ndihmojë policinë në sigurimin e objekteve strategjike, spitaleve, si dhe në sigurimin e depove për ilaçe dhe pajisje të tjera mbrojtëse mjekësore.

“Mendoj se ndihma dhe mbështetja e tillë është më se e nevojshme për autoritetet shëndetësore dhe policinë, të cilët tashmë nëntë muaj po luftojnë me pandeminë e #KOVID19 dhe janë jashtëzakonisht të rraskapitur”, ka shkruar Pendarovski në Facebook.

Postime të ngjashme

Në fshatin Nerasht u mbajt kuvendi i nëndegës së Lëvizjes BESA

Dafina Vidishiqi

Mungojnë punëtorët në Maqedoni, sindikata: Situata alarmante, paguani punëtorët sa duhet

Dafina Vidishiqi

Vazhdon çmontimi i anijeve në lumin Vardar

Dafina Vidishiqi

Palmer: Me rëndësi është të përshpejtohet aderimi i Maqedonisë së Veriut në BE

Dafina Vidishiqi

“Muhafizi i 200 hafizave i’a dorëzoi shpirtin krijuesit të vet”

Dafina Vidishiqi

Hysni Ismaili pjesëmarrës në Sesionin e tetë plenar të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që mbahet në Antali të Turqisë i ri

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...