Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Pendarovski-Varhei: Raporti jep shtytje për intensifikim të mëtutjeshëm të reformave

Shkup, 7 tetor, zhurnal.mk – Presidenti Stevo Pendarovski priti sot komesarin e BE-së për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Oliver Varhei, i cili i dorëzoi Raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2020, gjatë të cilit të dy shkëmbyen mendime për çështjet kryesore në raportin e publikuar.

Siç kumtoi kabineti i presidentit, duke falënderuar Komisionerin Varhei për angazhimin dhe mbështetjen e tij të fortë për perspektivën e zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, Pendarovski tha se raporti ofron një pasqyrë të detajuar të situatës në vend dhe nivelin e zbatimit të reformave. Sipas presidentit Pendarovski, raporti i Komisionit siguron një shtysë për intensifikimin e mëtejshëm të agjendës së reformës në të gjitha fushat e përshkruara në dokument dhe është një hap drejt fillimit zyrtar të negociatave të pranimit gjatë presidencës së Gjermanisë me BE-në deri në fund të vitit.

Presidenti Pendarovski mirëpriti planin e prezantuar ekonomik dhe të investimeve për Ballkanin Perëndimor, i cili, theksoi ai, synon të inkurajojë rimëkëmbjen ekonomike afatgjatë në rajon, i cili pengohet më tej nga pandemia e KOVID-19, që synon përshpejtimin e integrimit në BE. Plani i paraqitur, sipas presidentit Pendarovski, konfirmon se e ardhmja e të gjithë rajonit është në Bashkimin Evropian dhe Brukseli tregon qartë se rajoni është përparësia e tij gjeostrategjike”, thuhet në kumtesë.

Postime të ngjashme

Mihailoski: Me ngritjen e standardit ekonomik, të rinjtë do arrijmë t’i mbajmë këtu të bëjnë të ardhme dhe karierë

T E

Kërkohet paraburgim për dy pjesëmarës në protestën për rastin Monstra

T E

721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur, bilanci nga Covid 19

T E

Digjet një veturë në autostradën Shkup-Veles

T E

Fadil Zendeli kandidat për kryetar komune në Gostivar?

Bexhet Musliu

Kontroll në një objekt hotelierik në Tetovë, arrestohen pronari dhe 18 shtetase të huaja

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...