Pendarovski: Vettingu duhet të jetë i detyrueshëm dhe në përputhje me legjislacionin tonë

nga Redaksia

Kandidati për president, Stevo Pendarovski, në debatin në MTV ka trajtuar edhe temën e reformës në drejtësi.

“Vetingu duhet të jetë i detyrueshëm këtë herë. Unë shoh edhe përgjegjësinë time personale në këtë. Në vitin 2016 kam qenë lider në IE1 për ato zgjedhje, duke i dëgjuar njerëzit në Bruksel, dhe ata të udhëhequr nga përvojat nga Shqipëria, kanë thënë mos e bëni, sepse çdo e treta kaloi atje në gjyqësor”, tha Pendarovski.

Pendarvski tha se këtë herë vettingu duhet të bëhet në përputhje me legjislacionin maqedonas.

“Të kontrollojmë fillimisht pronat e politikanëve. Nuk mendoj se ka një qendër, fatkeqësisht disa qendra të larta janë të zëna në drejtësi, në prokurori dhe në politikë. Të tilla ka edhe në qendrat e pushtetit ekonomik, të cilat nuk janë në politikë, nuk janë në gjyqësor dhe nuk janë në prokurori”, tha Pendarovski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

Regjistrohu

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

@2009-2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More