Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Pendarovski – Xhang Xuo: Marrëdhënie të suksesshme, miqësi tradicionale dhe bashkëpunim pragmatik

Shkup, 22 janar – Presidenti Stevo Pendarovski dhe ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Xhang Xuo në takimin e sotëm e riafirmuan qëndrimin se marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve janë të suksesshme, të bazuara në miqësi tradicionale dhe bashkëpunim pragmatik në të gjitha sferat e interesit të ndërsjelltë.

Siç kumtoi Kabineti i shefit të shtetit, presidenti Pendarovski  dhe ambasadori kinez këmbyen informata dhe mendime për zhvillim të bashkëpunimit në sferën e ekonomisë dhe me atë rast u theksua bashkëpunimi në kuadër të “Procesit për bashkëpunim 17+1”, korniza e të cilit jep mundësi për thellimin e tij.

Në takim u këmbyen mendime për gjendjet momentale, si në vendin tonë, ashtu edhe në Kinë, për përballje me pandeminë e Kovid-19, si dhe për procesin e vaksinimit.

Ambasadori kinez, Xhang Xuo thekson se miqësia tradicionale mes dy shteteve është e thellë dhe se Kina i jep rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Republikën e Maqedonisë së Veriut, ceket në kumtesën e takimit. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

“Qeveria furnizohet me automjete zyrtare, por jo dhe me zjarrfikëse dhe ambulanca”

Z H

Gjendet një trup i pajetë në lumin Vardar

Z H

Pendarovski: Armata është e gatshme të intervenojë kudo

Z H

Në manifestimin “Dita e Republikës” në Krushevë, në prezencën e Ahmetit dhe Grubit gjuha shqipe u la në “harresë”, reagojnë funksionar të BDI-së

R Zh

Vuçiç: Serbia është e gatshme të nisë helikopterët për të shuar zjarret në Maqedoni

Z H

Angellov: Nevojitet reformë e plotë e sistemit për menaxhim me kriza

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...