Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Pensionet do të paguhen nga 26 janari

Shkup, 19 janar – Qeveria në mbledhjen e sotme e ka shqyrtuar dhe miratuar Informatën për pagesën e pensioneve për muajin janar 2021 e cila konform harmonizimit ligjor që zhvillohet sipas lëvizjes së indeksit së shpenzimeve për jetë, do të jenë më të larta edhe atë, pensionet më të ulëta për 134 denarë, ndërsa pensioni mesatar do të jetë më i lartë për 185 denarë dhe do të jenë në gjendje t’i shfrytëzojnë përmes rrjetit të bankomatëve dhe rrjetit tregtar prej datës 26.01.2021.

“Pensionet për qytetarët të cilët nuk shfrytëzojnë kartela do të paguhen në katër grupe sipas renditjes vijuese konform lartësisë së pensionit: Për pensionet në lartësi deri 11.000 denarë pagesa të realizohet më 26.01.2021 (e martë), për pensionet në lartësi 11.001-14.000 denarë pagesa të kryhet më 27.01.2021 (e mërkurë), për pensione në lartësi 14.001-18.000 denarë pagesa të realizohet më 28.01.2021 (e enjte), ndërsa për pensione në lartësi mbi 18.001 denarë pagesa të realizohet më 29.01.2021 (e premte)”, ka bërë të ditur Pres shërbimi qeveritar.

Postime të ngjashme

Ministri i Bujqësisë Hoxha mbështet shtatë fermerët e suksesshëm nga Resnja

R Zh

Pandov për Zhurnal: Qëndrimet e Georgievskit janë qëndrime të Qeverisë, në politikë nuk ka rastësi

Z H

Afrim Gashi u takua me Shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, z. Clemens Koja

R Zh

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Z H

Zaev: Qëndrimet e Georgievskit janë qëndrime të tija personale dhe jo të Qeverisë

Z H

Rexhepi: Mbështesim interpelancën e Mexhitit kundër Grubit

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...