Shkup, 9 qershor – Inflacioni i lartë në të gjitha vendet por edhe në vendin tonë ka bërë që të riten çmimet tej mase si ato të ushqimit por edhe ato të tekstilit. Qytetarët e anketuar nga TVM2 janë shprehur se çmimet janë të larta,ndërsa pensionistët janë shprehur se pensionin që marrin nuk mund ti paguajn barnat e tyre.
“Si nuk janë çmimet e shtrenjta. Rryma, uji, mbeturinat nuk del as për barna” – tha një qytetare.
“Edhe me çmimet tjera nuk jemi të kënaqur me ujin, rrymën me të gjitha lëmit tjera na dogjën na kënaqën.Me pensionet cka janë në vendin tonë a mund tja dilni? Jo Jo nuk ka shanse” – u shpreh një qytetar.
“Çmimet relativisht janë të shtrenjta.Ka njërës që relativisht vështir e kalojn muajn.Me pensionet nuk vin parasyshe, pensionistët janë të shkelur krejt” – theksoi një banor tjetër i Tetovës.
“Shtrenjta janë. Me pensionin që marrish a ja dalish. Jo shumë dobët me zorë shumë” – deklaroi një qytetar.
“Shife si janë. Nuk mund tja dalim me marr edhe tre pensione e jo një, shtrenjtë janë shumë” tha një banor.
Por shitësit thonë se krahasuar me një vit me par çmimet janë 50% më të ulta. Por shprehen se për klasën punëtore ende çmimet janë të larta.
“Tani janë ulur pak çmimet dhe ka shitje më tepërt.Për klasën puntore ende çmimet janë të larta.Sivjet janë më lirë 50%, vjetë në këtë kohë domatja ka qenë 120 denar,e kamë të shkruar në këtë kohë sivjet janë shumë më lire se vitin e kaluar.” deklaroi një shitës në tregun e gjelbër të Tetovës.
Për ekspertët ekonomik, shteti ka dështuar në planifikimin afatgjat, sipas profesorit universitar Arben Halili, vendi jonë duhet të inkurajojë dhe motivoj më shumë prodhuesit vendas me qëllim që ata ta rrisin prodhimtarin e tyre.
“Shteti detyrimisht duhet të harton politika ekonomike,që do të inkurajoj rritjen e produktivitetit të brendëshëm respektivisht,motivimon ose mbështetje direkte e prodhimit të brendëshëm, veçanërisht produket që janë të konsumit të gjërë.Këto dy vitet e fundit shteti jonë kalon në shtet që me shumë importon produkte bujqësore se sa eksporton.Edhe sektorët që kanë një punënxënje më të madhe si ajo tekstili por edhe të tjeret rrogat që janë në këto sektore pavarsisht se kishim një rritje të rrogës minimale e mesatare sërisht nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar kostën familjare të një familje katër antarshe” – theksoi profesori universitar Arben Halili.
Krahasuar shumë produkte ushqimore me çmimet e dy viteve më parë, rritja e tyre vërehet tek frutat, perimet, qumështi dhe produktet e qumështit, mishi dhe produktet e mishit, vezët, produktet ushqimore bazë si kripë, erëza, sheqer, vaj gatimi, salca, konserva, makarona, drithërat, ëmbëlsirat, pije joalkoolike si dhe lëngjet dhe uji.