Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Pep Guardiola befason të gjithë, do t’ia lë portierit t’i ekzekutojë penalltitë

Manchester City ka fituar me rezultat 1-4 në udhëtim te Liverpooli.Kjo epërsi ka mundur të jetë edhe më e thellë, sikur mesfushori gjerman Ilkay Gundogan të shënonte nga penalltia që e humbi në pjesën e parë.

Rekordi i penalltive të Cityt nuk është më i miri i mundshëm dhe trajneri katalanas po mendon seriozisht t’ia dorëzojë këtë detyrë portierit Ederson, i cili e ka shprehur gjithnjë si dëshirë për të goditur ai.

“Ndeshja kishte shumë emocione. Gundogan humbi një penallti, është bërë si një rutinë kundër tyre. Në pjesën e dytë, me mënyrën se si reaguam pas golit të barazimit bëri diferencën. E dimë që duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë dy muajt e fundit”.“Për shumë vite nuk kemi qenë në gjendje që të fitojmë këtu. Herën tjetër shpresojmë ta bëjmë me tifozë. ‘Anfield’ është shumë frikësues”.“Penalltitë janë një problem që kemi. Është e rëndësishme që në momente vendimtare të mos i humbim ato dhe nuk ka rëndësi se kush ekzekuton. Sërish po mendoj që t’i gjuajë Edersoni. Ai mund të jetë gjuajtësi i penalltisë së ardhshme”, ka deklaruar Pep Guardiola

Postime të ngjashme

Australianet vendosin rekord botëror në not

D V

“A mund të luajmë çdo javë?” – tifozët e Queens Park Rangers tallen me Unitedin

D V

Ronaldo, Dybala, Chiellin e Allegri – Nedved zbulon detajet

D V

Spalletti konfirmon se Koulibaly është në shitje, zbulohet edhe çmimi

D V

Eda Zeqiri garon sot në “Tokyo 2020”, ky është orari

D V

“A mund të luajmë çdo javë?” – tifozët e Queens Park Rangers tallen me Unitedin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...