Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Për 122 denarë në mars janë rritur shpenzimet bazë në një familje

Shkup, 9 prill – Zhurnal.mk – Për 122 denarë janë rritur shpenzimet bazë të një familje katër anëtarëshe në muajin mars në krahasim me janarin, ndërsa për 70 për qind në krahasim me shkurtin, tregojnë të dhënat më të reja të shportës sindikale që e përpunon Lidhja e sindikatave të Maqedonisë.

Shpenzimet minimale të një familje prej katër anëtarësh, sipas llogaritjeve të LSM-së në mars arritën 33,772 denarë. Prej tyre, afër 42 përqind shkojnë për ushqim dhe pije, 32 përqind për shlyerjen e shpenzimeve të përgjithshme, 7,4 përqind për transport, 7,2 përqind për higjienë dhe 6,2 përqind për veshje dhe këpucë. Pjesa tjetër është për shërbime shëndetësore dhe aktivitete kulturore.

Sipas llogaritjeve të LSM-së, shpenzimet minimale të një familje me katër anëtarë nuk mund të mbulohen nga paga mesatare e paguar në vend. Kështu, në janar, sipas të dhënave të publikuara nga Enti shtetëror për statistika, paga mesatare ishte 28,272 denarë, ndërsa vlera e shportës sindikale për të njëjtin muaj ishte 33,650 denarë, gjegjësisht shpenzimet minimale të një familje me katër anëtarë ishin më të larta për 5,378 denarë se paga mesatare.

Lidhja e sindikatave të Maqedonisë disa here deri më tani ka kërkuar rritje të pagës minimale me 60 përqind nga mesatarja, dhe në përputhje me këtë, të bëhet rritje tek pagat tjera.

Harmonizimi i fundit i pagës minimale është bërë në mars të këtij viti dhe nga ky muaj do të arrijë 15,194 denarë.

Sindikatat reaguan ndaj këtij harmonizimi të pagës minimale, duke mos u pajtuar rreth rritjes reale të BPV-së, e cila është një nga tre parametrat e rregullimit.

Nga Qeveria, megjithatë, vlerësuan se punohet për zgjidhje pozitive të sjell në kushte të krizës.

Zëvendëskryeministri për Çështjet ekonomike Fatmir Bytyqi kohët e fundit deklaroi se është bërë një hap në kohë të krizës dhe është rritur paga minimale për 1,7 përqind.

“Nuk mund t’i injorojmë kriteret vetëm për pikat politike, kur ato përcaktohen me ligj. Ne kishim një pamje të ndryshme të njërit prej kritereve në Ligjin për pagën minimale, i cili thotë se paga minimale rregullohet në përputhje me përqindjen e rritjes së rritur të produktit të brendshëm bruto. Sindikatat vlerësojnë se BPV-ja mund të jetë vetëm pozitive dhe ne argumentojmë se rritja reale e BPV-së dhënë nga ESHS si të dhëna mund të jetë pozitive dhe negative. Fatkeqësisht, ne patëm një normë negative rritjeje vitin e kaluar, prej minus 4.5 përqind dhe kjo ishte ndryshimi në interpretim. Sindikatat thanë që ne duhet të marrim 0 si një njësi për rritjen reale të BPV-së, por fakti është që ne kemi të dhëna zyrtare për BPV-në nga Enti shtetëror për statistika”, deklaroi Bytyqi së fundmi

Postime të ngjashme

Bislimovski: KRRE para një viti ofroi zvogëlim të TVSH-së për energjinë elektrike

Zekirija Haxhiu

LSM kërkon masa për mbrojtje të shëndetit të punëtorëve përshkak temperaturave të larta

Zekirija Haxhiu

“Forumi ekonomik Shkup”, debate për stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon, zhvillimi ekonomik

Zekirija Haxhiu

Takim vjetor i Nismës për rajonet me qymyr në tranzicion në Ballkanin Perëndimor dhe në Ukrainë

Zekirija Haxhiu

Paga mesatare neto në prill ishte 28.438 denarë

Zekirija Haxhiu

Shkupi në vendin e 192-të në botë në listën e “Merser” sipas shpenzimeve për jetë

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...