Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Për 20 ditë policia ka shqiptuar 10 mijë gjoba për shkelje në komunikacion

Shkup, 12 tetor – Zhurnal.mk – Ministria për Punë të Brendshme përpos në teritorin e Shkupit, po zbaton dhe akontrolle të përforcuara për sanksionimin dhe mos respektimin e rregullave të komunikacionit edhe në qytetet e tjera, ka njoftuar zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, informon Zhurnal.

Ai bën të ditur se po sanksionohen të gjithë shkelësit e komunikacionit, veçanërisht ato shkelje të cilat shkaktojnë aksidente me pasoja të rënda.

“Deri tani në këto 20 ditë pasi filluan kontrollet e përforcuara në komunikacionit, janë shqiptuar rreth 10.000gjoba, më së shumti për vozitje të shpejtë, vetura të paregjistruara, ndërsa sanksionohen dhe shoferët e motorëve që nuk respektojnë rregullat”, tha Angellovski.

Ai apeloi që qytetarët të respektojnë masat që të rritet siguria në komunikacion.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Vaksina, Sofijanova: Na mbron nga virusi korona

R Zh

Gjorgjia Sajkoski do ta udhëheqë shtabin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e ardhshme lokale

R Zh

Komunës së Çairit / Deri më tani janë vaksinuar 91 mësimdhënës/e dhe 58 edukatore

R Zh

Bullgari, konstituimi i kuvendit më 15 prill

R Zh

Zjarrfikësit e Shkupit vaksinohen kundër Covid-19

R Zh

“Drejtësia” s’do marrëveshje me sopotasit

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...