Kosovë

Për 24 orë, 43 raste me COVID-19, 3 raste të vdekjes dhe 239 të shëruar

Zhurnal Ads

Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratorët private me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 43 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 14.882 raste nga 60.235 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 607 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 239 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.188 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.087.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Malishevë, Shtime, Suharekë dhe Vushtrri.

Postime të ngjashme

Thaçi pas takimit me Lajçakun: BE është vonuar me liberalizmin e vizave, njohja reciproke të jetë pika e parë në marrëveshjen me Serbinë

admin

Ish-udhëheqësi i LPK-së i kërkon Speciales t’ia lejojë Gucatit mbrojtjen në liri

admin

Parimet e Qeverisë së re në Mal të Zi: Forcimi i bashkëpunimit me NATO-n; pavarësia e Kosovës e padiskutueshme

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...