Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Për 24 orë në kovid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar 65 pacientë, gjithsej mjekohen 703, vetëm 60 vende të lira

Shkup, 4 prill –  Në 24 orët e fundit në kovid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar 65 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 703 persona të dyshuar dhe konfirmuar me Kovid-19 po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga atje informojnë se numri i pranimeve gjatë ditëve të kaluara është rritur dhe sot në mëngjes deri në orën 8:00 ka pasur 60 vende të lira, ndërsa pritet gjatë ditës pas lëshimeve të bëra të pacientëve të shëruar të lirohen edhe vende shtesë.

Në 24 orët e fundit, në Shkup në klinikat interne dhe kirurgjikale ka pasur 30 pranime.

Në kovid-qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 12 pacientë të pranuar, ndërsa katër janë pranuar në Klinikën infektive gjatë ditës së djeshme. Në Kozle është pranuar një pacient i ri, ndërsa tetë pacientë janë pranuar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve. Në Institutin e Mjekësisë Fizike janë pranuar 10 pacientë në 24 orët e kaluara, ndërsa 43 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi.

Për momentin në kovid-qendrat në klinikat interne dhe kirurgjikale po mjekohen 313 pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 139 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për sëmundje infektive janë të shtrirë 154 pacientë, përderisa në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët Kozle ka 39 pacientë. Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve ka 8 fëmijë, pozitivë me virusin Kovid-19 dhe në KGJO ka 9 paciente pozitive. Në Institutin e mjekësisë fizike dhe rehabilitimit ka 35 pacientë.

“Gjithsej 703 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar për KOVID-19 trajtohen në repartet infektive të spitaleve në kryeqytet. Shumë pacientë janë në mbështetje të oksigjenit. Të gjitha repartet infektive kanë qasje drejt oksigjenit dhe mund të përkujdesen për pacientë të cilët kanë nevojë për mbështetje oksigjeni”, informojnë nga Ministria dikasteriale. 

Postime të ngjashme

Qytetarët nuk i njohin përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal

R Zh

Visar Ganiu: Urime Drita Islami – suksese edhe në gara të tjera të përmasave botërore

R Zh

Karakachanovi kritikon Borissovin për “kthesën” në qëndrimin e tij ndaj RMV-të

R Zh

Nikollovski: VMRO nuk do të lejojë zgjedhje lokale pa ‘fingerprint’

R Zh

Koalicioni ASH – Alternativa kërkojnë dorëheqjen e Mila Carovskës

R Zh

Janë regjistruar tetë raste të reja me Kovid-19, nuk ka të vdekur

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...