Për 2,6 për qind rrite numri i punëtorëve në industri në janar në nivel vjetor

nga Redaksia

Shkup, 12 mars – Numri i punëtorëve në industri në janar, në krahasim me janarin vitin e kaluar është rritur për 2,6 për qind, publikoi sot Enti shtetëror për statistikë (ESHS).

Në janar 2024, në krahasim me janarin 2023, statistika evidenton rritje prej gjashtë për qind të numrit të punëtorëve në sektorin Miniera dhe gurorët, prej 2,4 për qind në Industrinë përpunuese, ndërsa rritje prej 0,8 për qind në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punëtorëve në industri në janar 2024, në krahasim me janarin 2023, shënon rritje tek Energjia për 4,5 për qind, Produktet kapitale prej 17,5 për qind dhe Produktet e qëndrueshme për konsum të gjerë prej 1,6 për qind, ndërsa rënie te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 6,9 për qind dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjerë prej 1,7 për qind.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More