Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Për 3 ditë hajnat 2 herë e vjedhin 72 vjeçaren!

Kërçovë, 11 shkurt – 72 vjeçarja Radica Stankoska nga Kërçova gjatë ditës së hënë ishte cak i hajnave.

Ajo jeton e vetme në shtëpi dhe ka sëmundje të ndryshme.

Ndonëse është me kushte jo të mira për jetesë, hajnat ia morën edhe pasurinë e fundit që kishte. Një qafore ari me një pllakë dhe një germë M, siç thotë ajo.

Shtëpia e saj është vetëm 100 metra larg stacionit policorë të Kërçovës, por siç duket kjo për vjedhësin nuk ishte problem.

Në orën 13 në mesditë plaka ka qenë duke qëndruar në shtëpinë e saj dhe në një moment i është afruar një person, i cili i ka ofruar ndihmë për t’i bartë drunjtë, por pasi zonja refuzoi ai i tha se ishte i etur dhe donte të pinte ujë, në këtë moment zonja nuk e kishte refuzuar, pa e ditur se po mashtrohet.

“Më tha të hyjë të pijë ujë. Bijë, unë për ujë dhe për bukë i thash hyrë dhe pijë ujë, ai vetëm i lagu duart kështu, as ujë nuk piu, filloi të më marrë cigare. Më pas më tha ta ndez shporetin, unë i thash nuk ka nevojë ta ndezësh shporetin, dhe u afrua afër meje ma nxori qaforen nga qafa, unë thërrita policia, ai iku, djali iku”, u shpreh Radica Stankoska.

Por plaçkitja nuk mbaroi me kaq. Dy ditë më vonë, siç thotë Radica, rreth orës 16 të pasdites në shtëpinë e saj i erdhi i njëjti person bashkë me motrën e dhe ia morri edhe vathët nga veshët.

“Mbrëmë erdhi mi morri vathët. I njëjti dhe motra e tij në ora 16, sërish erdhën mbrëmë dhe sërish unë fillova të thërras policia. Ata më shtrinë aty dhe ma mbyllën gojën. Vetëm ma mbyllën gojën dhe mi morën vathët”, shtoi Radica Stankoska.

Ajo ndjehej e frikësuar dhe e trishtuar sepse brenda tre ditëve dy herë i kishin hyrë në shtëpi për t’ia vjedhur gjësendet e pakta që i kishte me vlerë.

TV21 kontaktoi Sektorin për Punë të Brendshme Ohër, nga atje e konfirmuan rastin në fjalë, dhe na thanë se po merren masat e duhura për gjetjen e kryerësit të veprës.

“Ju informojmë se më 08.02.2021 në 13.40, R.S (72) nga Kërçova, është paraqitur në stacionin policor se një person ka shkuar në shtëpinë e saj rreth orës 13:00, duke thënë se ai ishte dërguar për ta ndihmuar atë me bartjen e druve për ngrohje. Pasi ka hyrë në shtëpi, ai ka shfrytëzuar rastin dhe i marrë një zinxhir prej ari me një varëse, pas së cilës ai u largua menjëherë”, potencoi Stefan Dimovski – SPB-Ohër.

Vjedhjet në këtë qytet janë të shpeshta, madje ndonjëherë ato kanë patur epilog fatal.

Muajin e kaluar në Kërçovë u vra nja person që merrej me këmbim monedhash. Atij iu vodhën 30 mijë euro dhe u godit me plumb.

Postime të ngjashme

Në Mariovski Skoçivir u dogjën shtëpi të vjetra të braktisura

Z H

Aksident trafiku në Ferizaj, humb jetën një 17 vjeçar

D V

Fshihej në Shqipëri, arrestohet amerikano-kanadezja

D V

​Ndërroi jetë foshnja në spital, nisin hetimet për mjeken në Pogradec

D V

Mbytet në Durrës një i moshuar

D V

158 shoferë të gjobitur në Shkup

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...