Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Për 3 muaj, 10 salla do të pajisen me mjete për gjykime online

Shkup, 4 janar – Zhurnal.mk – Deri në fund të marsit do të pajisen 10 salla gjyqësore në pesë gjykata themelore në vend për mbajtjen e gjykimeve onlajn, paralajmëroi ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq në një intervistë për MIA-n.

“Duhet t’i shfrytëzojmë përfitimet e teknologjisë moderne nëse duam të jemi në hap me trendet moderne. Ju tashmë e dini që gjykata në Kavadar mbajti seancë onlajn dhe ky duhet të jetë motivi ynë se edhe në Maqedoninë e Veriut kjo është e mundur” , thotë Mariçiq.

Ai potencon se si Ministri kanë hapur temën e gjykimeve onlajn dhe digjitalizimin e gjyqësorit që nga fillimi i pandemisë.

“Çështja e digjitalizimit nuk është nëse, por kur, dhe pandemia është vetëm një lloj katalizatori për nevojën e këtij procesi”, shton Ministri i Drejtësisë.

Në vitin 2021, siç thekson Mariçiq, puna për inkorporimin e dispozitave të nevojshme në zgjidhjet ligjore do të intensifikohet dhe do të punohet në mënyrë shtesë për sigurimin e pajisjeve të nevojshme dhe kuadrot për gjykim pa pengesa.

Postime të ngjashme

Strugë, lagja “Lugina e Gëzuar” kërkon strehim social

Bexhet Musliu

Kumanovë, librat me përmbajtje ofenduese, Shabani: Ka filluar me punë komisioni

Bexhet Musliu

Nesër protestë për rastin „Monstra“, mbyllen disa rrugë në kryeqytet

T E

Edhe Lëvizja BESA mund të braktisë anijen e Zaevit?!

Bexhet Musliu

Ambasadori i Kosovës në Shkup i dorëzoi mirënjohje drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela

T E

Ziberi paralajmëron masa të reja, lloji britanik i virusit merr hov në vendin tonë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...