Për 30 vite u mundua ta kalojë testin e vozitjes, britanikja dridhet, qan e humb vetëdijen kur futet në veturë – madje ka ndërruar shtatë instruktorë

Britanikja Isabel Stedman nga frika gjatë vozitjes dridhet, qan dhe humb vetëdijen, pavarësisht që kurrë në jetën e saj nuk e ka pësuar ndonjë aksident trafiku.

 

Atë e mundon diçka e madhe. Prej 30 viteve tenton të kalojë testin e vozitjes. Por gjatë çdo vozitje, ajo kaplohet nga paniku dhe fillon të dridhet kur është pranë timonit, qanë dhe disa herë ka humbur edhe vetëdijen.

Kjo 47-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, deri më tani ka shpenzuar dhjetëra mijëra funte për tentimet e dështuara për të kaluar testin e vozitjes. Dëshira e saj jetësore është që vajzën e saj ta dërgojë me veturë në fakultet dhe të vizitojë familjarët që jetojnë larg shtëpisë së saj.

Fobia e saj filloi në vozitjen e parë dhe prej atëherë nuk i është larguar, pavarësisht që kurrë nuk kishte qenë pjesë e ndonjë aksidenti. Ajo në veçanti bëhet nervoz në rreth-rrotullime.

Deri më tani ka ndërruar shtatë instruktorë, që në vozitje shpesh janë detyruar t’ia mbajnë timonin dhe të frenojnë me qëllim që ajo të mos e humb vetëdijen.

Këtë problem ajo është munduar ta zgjedh me hipnozë, por pa ndonjë sukses. Mjekët thonë se nuk e dinë shkakun e fobisë së saj.

Related posts

Kinezët ‘kopjuan’ VW Beetle, mund të paditen nga Volkswagen?

D V

Kur një Alfa Romeo 166 – rreth dy dekada e vjetër – është në gjendje të arrijë shpejtësinë e saj maksimale

D V

Mercedes SLR McLaren 722 By MSO kushton 2.6 milionë euro

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More