Për 34,4 për qind më pak leje ndërtimi gjatë muajit janar

nga Redaksia

Në janar këtë vit janë dhënë 256 leje ndërtimi, që është për 34.4 % më pak se në muajin e njëjtë të vitit paraprak, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS).

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 4 503 536 mijë denarë, që është për 41.6 % më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim 166 (64.8 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 48 (18.8 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 42 (16.4 %) objektet për rikonstruim.

Nga gjithsej 256 objekte, te 164 (64.1 %) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 92 (35.9 %) objekte si investitorë janë subjektet afariste.

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 615 banesave me sipërfaqe të përgjithshme prej 56.031 m2.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More