Shkup, 30 tetor, zhurnal.mk – Importi i automjeteve të përdorura në shtet në nëntë muajt e parë të vitit dukshëm është ulur. Nëse vjet në këtë periudhë janë importuar mbi 26.000 mijë automjete të përdorura, sivjet janë importuar rreth 11.000 automjete, që paraqet ulje prej 42 për qind, tregojnë të dhënat e fundit nga Drejtoria doganore (DD).
“Ulja e importit të automjeteve të përdorura në pjesën më të madhe është rezultat i vendosjes së mekanizmave në tatimin e ri të automjeteve motorike, qëllimi i të cilit ishte parandalimi dhe demotivimi i qytetarëve për blerjen e automjeteve të përdorura me emisione të larta të CO2 (dioksid të karbonit), që tani më tregohet edhe në praktikë. Kjo do të thotë hyrje më të vogël dhe shfrytëzim të automjeteve të cilat në mënyrë drastike e ndotin ajrin në shtet”, thonë nga Drejtoria doganore.
Importi, megjithatë, i automjeteve të reja të udhëtarëve është ulur për 18 për qind. Vjet në nëntë muajt e parë janë importuar mbi 6.300 automjete të reja, ndërsa sivjet janë importuar rreth 3.800 automjete.