Për 6 muaj 105 viktima në Shqipëri si pasojë e aksidenteve rrugore

105 persona humbën jetën në aksidentet rrugore në Shqipëri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021.

 

Kjo është një shifër e rritur aksidentesh me humbje jete krahasuar me 74 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Qershor 2021 sipas instat numri aksidenteve është rritur me 7,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shifat tregojë se në Qershor 2021 u shënuan 124 aksidente rrugore ndërsa në të njëjtin muaj të 2020-tës pati 115 të tilla.

Krahasimi gjashtëmujor thotë Instat, paraqitet me një rritje prej 32,9 %, ku numërohen 671 aksidente rrugore nga 505 aksidente të ndodhura në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020.

Duke analizuar shkaqet e këtyre aksidenteve instat mbërrin në përfundimin se 86,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 29,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Shkaktarë të aksidenteve nuk janë vetëm shoferët e papërgjegjshëm.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, aksidentet rrugore, në 17,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 45,7 %, krahasuar me një vit më parë

Related posts

Rama takon gazetaren e BBC: Nder të punosh me Yalda Hakim

D V

Ditën e enjte mbahet takimi për Mini-Shengenin, ministrja Denaj jep detaje

D V

Qeveria e re, Meta kërkesë Prokurorisë: Të kem në dispozicion informacione për të gjithë emrat e propozuar, në mënyrë që…

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More