Shkup, 7 shtator – Në vendkalimet kufitare Bogorodicë, Dojran dhe Tabanoc për dalje nga shteti pritet më shumë se një orë, përderisa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informoi LAMM.
Siç bëhet e ditur në kumtesën për gjendjen e rrugëve nga ora 12, komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, në rrugë të thata, intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.
Rrëmuja në vendkalimet kufitare Bogorodicë, Dojran dhe Tabanoc zgjat nga mëngjesi, ku informon LAMM në orën 6, koha e pritjes për dalje nga shteti ishte prej 40 minuta deri në 1 orë.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.