Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Për deklaratën e Feros rreth klikimeve, reagojnë edhe producentët ZzapnChriss: Sa poshtë ke rënë, nuk po të shohim fare

Reperi nga Gjilani, Fero, i cili është shkëputur prej disa vitesh nga labeli “ON Records” së fundmi ka hedhur disa akuza kundrejt menaxhmentit të tij.

Në një bisedë të drejtpërdrejtë me fansat në rrjete sociale, ai ka treguar se janë blerë klikime nga grupi gjatë kohës që ishte pjesë e tyre.

Përveç menaxherit, Met Elshanit, një reagim lidhur me këtë së fundmi e kanë bërë producentët, Zzap dhe Chriss, të cilët qëndrojnë prapa shumë hiteve si të Kidës, Mozzik, Getinjos, etj.

“Kush të ka faj që nuk di me e realize një hit. A pe din qysh. A pe din qysh. Bëje hitin të ndez ta dëgjojnë shqiptarët anë e mbanë edhe e shikon se si ecin klikimet. Bukëshkelës. Sa posht ke rënë nuk po të shikoj fare”, ka shkruar Chris Lekaj.

Në anën tjetër, Zap bëri postimin e njëjtë me të Metit ku demanton çdo gjë me atë që tha Fero.

Kjo nuk është hera e parë që hidhen akuza të rënda ndaj labelit “ON Records”, pasi Mozzik dhe Getinjo po ashtu kishin probleme në momentin e largimit të tyre.

Fero gjithashtu shtoi se të gjithë artistët e tjerë blejnë klikime, meqenëse për një kohë të shkurtër arrijnë shifra të larta në YouTube.

Postime të ngjashme

“Love Again” nga Dua Lipa arrin 20 milionë shikime

Dafina Vidishiqi

Urimi i Kidës për Getinjon me rastin e ditëlindjes

Dafina Vidishiqi

Kendall Jenner ndan momente romantike me basketbollistin Devin Booker

Dafina Vidishiqi

E diela familjare e e Gold AG dhe bashkëshortes pranë djalit, Guerilit

Dafina Vidishiqi

Angelina Jolie viziton ish-bashkëshortin në apartamentin e tij

Dafina Vidishiqi

I paragjykojnë vajzën, Arbenita Ismajli iu reagon ashpër ndjekësve

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...