Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni Rekomanduar Temë TOP LAJM

Për dhjetë vite, 2020 kolaps total në zhvillimin ekonomik!

Zhurnal Ads

Shkup, 23 dhjetor, zhurnal.mk – Që nga koha kur Maqedonia e Veriut u ballafaqua me përkeqësimin e gjendjes së demokracisë në raportet relevante të BE-së, kur filloi të kualifikohej si “shtet i robëruar” nga udhëheqësia e partisë politike së atëhershme në pushtet, e deri në transferimin e pushtetit tek partia tjetër, përkushtimi i Maqedonisë së Veriut ka qenë në zgjedhjen e problemeve politike, e jo ato ekonomike. Zhvillimin ekonomik e bazonte tek zgjedhja e problemeve me fqinjët dhe fillimi i procesit të antarsimin të vendit në Nato dhe BE.

Fokusi i qeverisë Zaev që në mandatin e parë ishte kthimi i kontrollit dhe baraspeshës në sistemin politik dhe agjenda për reformë ekonomike gjithëpërfshirëse, por e njejta dështoi në aspektin ekonomik, pasi që ishte e fokusuar tërësisht në zgjedhjen e problemet me fqinjët dhe antarsimin në NATO. Hapi drejt normalizimit të marrëdhënieve me Greqinë fqinje dhe përmirësimi i marrëdhënieve me fqinjët e tjerë në rajon do të kontribuonte për rritjen e besimit të investitorëve, por ja që fatkeqësisht në mandatin e saj të dytë u ballafaqua me problemet shtesë të shkaktuara nga pandemin Covid-19 si: rritja e borxhi publik, papunësisë, ulja e kursimeve të brendshme, konsumit, eksportit e deri tek ulja e investimeve të huaja – IHD-të.

Andaj si rezultat i gjithë këtyre proceseve investimet e huaja direkte vazhdimisht po shënojnë rënie në Maqedoninë e Veriut. Investime direkte të huaja janë në minus edhe në kuartalin e tretë të vitit, kumtoi dje Banka Popullore. Shënojnë dalje-neto prej 5.4 milion euro. Për nëntë muajt e parë të vitit janë shënuar 119.5 milion euro investime të huaja, që është një nga rezultatet më të dobëta në vitet e fundit.

Investimet e huaja në dy kuartale me rradhë shënojnë rënie, gjegjësisht investitorët po i tërheqin paratë e tyre. Qeveria thotë se për këtë fajtorë është kriza e shkaktuar e koronavirusit, por se edhe në këto kushte ka investime, ndërkaq opozita vërenë se edhe gjatë kohës së pandemisë, investimet e huaja në rajon shënojnë rritje. Statistika e Bankës Popullore treton se edhe në kuartalin e tretë investimet e huaja direkte janë në minus, gjegjësisht investitorët po i tërheqin paratë nga vendi, ndërsa edhe përskaj asaj që ka pasur edhe investime të reja, megjithatë është shënuar minus prej 5.4 milion euro investime të huaja.

Në kuartalin e dytë gjithashtu ka pasur minus prej 9.3 milion euro, ose gjithësej në dy kuartalet e fundit nga fillimi i krizës -14.7 milion euro dalje-neto të IHD. Nëse në këtë numër shtohen edhe 133 milion euro nga tre muajt e parë të vitit, vie në përfundim se në nëntë muajt e parë nga viti janë shënuar 119.5 milion euro investime të huaja direkte në vend, që është një nga rezultatet më të dobëta në vitet e fundit.

Në vitin 2013 252.20 milion euro
Në vitin 2014 205.14 milion euro
Në vitin 2015 216.72 milion euro
Në vitin 2016 338.43 milion euro
Në vitin 2017 181.73 milion euro
Në vitin 2018 624.49 milion euro
Në vitin 2019 326.3 milion euro

Në këtë periudhë shteti ka shlyer marrëveshje për marrje të tokës ndërtimore shtetërore me katër investime të huaja për shkak mosfillimit në kohë të aktiviteteve ndërtimore. Që nga fillimi i krizës, 71% nga kompanitë e huaja punojnë me fitim, ndërsa të tjerat janë në humbje, por asnjë nga investitorët nuk është larguar, publikoi Drejtoria për zona zhvillimore industriale teknologjike.

Kryeministri Zoran Zaev thotë se edhe përskaj krizës, këtë vit ka 12 investime të huaja direkte të cilët janë në fazën e realkizimit, në nënshkrimin e marrëveshjeve ose në fazën e negociatave. Ai thotë se antarësimi në NATO është inkurajim serioz dhe garanton stabilitet dhe siguri gjatë investimit në vendin tonë. Ai u shpreh se veç në tri vitet e kaluara, 35 kompani të reja të huaja kanë investuar në vend.

Në përgjithësi vendet që kanë varësi të madhe nga investimet e huaja direkte (IHD), ku IHD-të përbëjnë një pjesë bukur të madhe në përqind të PBB-së, rrezikohen edhe më shumë gjatë përballjes me ndalesa të IHD-ve. Kriza financiare globale çoi në një frenim të papritur të flukseve hyrëse të kapitalit të huaj në tregjet në zhvillim, përfshirë ato në Ballkanin Perëndimor, thotë për Zhurnal, Bujamin Bela, ekspert ekonomik.

“Ekonomitë e Ballkanit duke pasur një strukturë që ndikohet drejtpërsëdrejti nga zhvillimet e ekonomisë në Evropë po ballafaqohet me një situate mjaftë të vështirë i gjithë rajoni Ballkanik. Sipas kësaj kuptohet se përkeqësim i situatës nga pandemia Covid -19 do sjellte rritje të flukseve dalëse të kapitalit nga tregjet në zhvillim apo tregjet e pasigurta duke i frenuar dhe transferuar investimet e shumë bizneseve në vende më të sigurta. Rritja e produktivitetit të biznesit është ngadalësuar për shkak se shumë biznese u detyruan të mbyllen, të humbin punonjës, ti ndalin investimet inovative, dhe të rrezikohen nga aspekti i financimit sepse bankat bëhen kundërshtuese ndaj rrezikut. Investimet e kufizuara vendase dhe të huaja do bëjnë që dalja nga kriza të jetë më e gjatë dhe rritje më të ngadaltë afatmesme për Maqedonin e Veriut”, ka deklaruar për Zhurnal, Bujamin Bela, ekspert ekonomik.

Ai mes tjerash thotë se rreziku kryesor në perspektivën ekonomike është se pasiguria e vazhdueshme politike do të dëmtojë edhe më tej besimin e konsumatorit dhe investitorëve privatë dhe do të shtyjë zbatimin e reformave të nevojshme strukturore.

Nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE thonë se edhe në kushte të krizës vendet e rajonit shënojnë rritje të investimeve të huaja.

“Të dhënat për Bullgarinë tregojnë hyrje të IHD në kuartalin e dytë të vitit prej 143 milion euro, ndërsa 465 milion euro në kuartalin e tretë, ose gjithësej 638 milion euro në dy kuartalet e fundit të vitit 2020. Serbia në të njejtën periudhë shënon hyrje më të mëdha të IHD. Në kuartalin e dytë është shënuar hyrje prej 650 milion euro, derisa 277 milion euro në kuartalin e tretë, që domethënë 930 milion euro hyrje të IHD në periudhë që nga fillimi i krizës”, tha dje në Kuvend, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.

Ndërkaq Qeveria, Ministria e Ekonomisë përskaj rezultateve shumë të dobëta sa i përket investimeve të huaja direkte, nuk kanë shqyrtuar asnjë opsion për lehtësim të ndonjë pakoje për të tërhequr investitorë të huaj.

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri për Zhurnal ka përmendur disa faktorë që i demoralizojnë investitorët e huaj të investojnë në vendin tonë. Ai thotë se për momentin i gjithë fokusi i Qeverisë është ta kanabizon vendin dhe gjithë këto dukuri negative janë sinjale shqetësuese për investitorët potencial.

“Natyrisht që edhe pandemia ka pas efektet e saja por jo vetëm, sepse pandemi kishte gjithandej por nuk kemi pas ulje investimesh! Mendoj se ngecjet në procesin evrointegrues, niveli i lartë i korrupcionit, gjyqësori i partizuar janë ndër faktorët kyç për mungesë investimesh! Mungojnë edhe përpjekjet e qeverisë në tërësi për thithje të investimeve të huaja! Si duket i gjithë fokusi është në kanabizimin e vendit! Këto janë sinjale shqetësuese edhe për investitoret potencial!”, ka deklaruar për Zhurnal, Elmi Aziri, deputet i ASH-së.

Nga ana tjetër, guvernatorja e Bankës Popullore, Aneta Angellova-Bezhovska thotë se deri në vitin tjeter gradualisht do të stabilizohen investimet e huaja direkte. Investimet e huaja direkte këtë vit do të jenë të ngadalsuara prej 1.6% nga BPV, që është rreth 170 milion euro, ndërsa vitin tjetër pritet stabilizim gradual në tre përqind të BPV, gjegjësisht kthim të gjendjes para krizës, tha Bezhovska duke prezantuar projektet e Bankës Popullore për vitin e ardhshëm. Investimet e huaja direkte para krizës në përqindje ishin dikur rreth 3.3% nga BPV.

“Për vitin tjetër presim hyrje të investimeve të huaja direkte nga rreth 3% të BPV, ndërsa pastaj rritje graduale të nivelit të pjesmarrjes në BPV në afat të shkurtër prej 3.5%. Pas çdo episode të krizës investimet janë një nga punkntet më të rëndësishme që më shumë vijnë në shprehje efektet e papërshtatshme nga gjendja e krizës. Për dy vitet e ardhshme presim stabilizim gradual të investimeve, gjegjësisht trende më të përshtatshme edhe në suaza globale pritet ambient më pozitiv. Presim edhe rritje të investimeve të huaja direkte”, tha guvernatorja.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Pushteti dhe opozita, betejë për regjistrimin e popullsisë

Z H

Civil: Proces i rregullt dhe i qetë zgjedhor në Shtip dhe Pllasnicë

T E

Paga mesatare në gusht 27.535 denarë

admin

AZGJ-ja filloi ta shpërndajë fletushkën për të drejtat gjuhësore

T E

Dimova: Nuk jap dorëheqje derisa të zgjidhet dilema e 2.2 milion eurove

Z H

Gjykata Penale mori vendim: Nuk do të ketë rindërtim të rastit “Monstra”

B M
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...