Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Për disa parti mungesa e tubimeve masive gjatë fushatës do të jetë hendikep, thonë analistët

Shkup, 15 maj, zhurnal.mk – Komisioni për sëmundje ngjitëse përpunoi Protokoll për tërë procesin zgjedhor të aktiviteteve parazgjedhore deri në ditën e votimit, ndërsa Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) pritej që gjatë ditës së djeshme t’i parashtrojë mendim presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski lidhur me procesin zgjedhor dhe kornizën kohore e cila nevojitet. Plotësisht, do të propozohet edhe vazhdim i gjendjes së jashtëzakonshme në vend për shkak të koronavirusit. Kjo është rezymeja më e shkurtë e djeshme nga përgatitja për organizim dhe zbatim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Data pritet të caktohet në takimi e dytë të liderëve për këtë temë, i paralajmëruar të mbahet në fillim të javës së ardhshme.

Plotësisht, Protokolli parasheh masa dhe kufizime të cilat saktësisht e rregullojnë mënyrën e fushatës, aktivitetet partiake dhe tubimet. Përbëhet nga katër pjesë në të cilat janë prëfshirë aktivitetet parazgjedhore, zbatimi i fushatës, mbajtja e takimeve partiake dhe dita e zgjedhjeve.

Njohësit e proceseve politike edhe përskaj fushatës së limituar thonë se partitë politike do ti përdorin gjitha metodat për të arritur deri tek votuesi. Ata thonë se këtë herë fushata do të realizohet në bazë të mundësive që ofron bota online e jo me tubime si më parë.

Gazetari, Naser Pajaziti për Zhurnal shprehet se për disa parti politike mungesa e tubimeve masive do të jetë një hendikep sepse këto parti përmes këtyre tubimeve tregonin fuqinë e tyre.

“Nga një fushatë të mitingjeve do të kemi fushatë online përmes internetit, por sigurisht edhe përmes mediave tradicionale. Partitë politike do i shfrytëzojnë të gjitha mjetet dhe akrobacionet për të arritur deri tek votuesi. Tashmë është e qartë se fushata nga mitingjet masive do të zbres tek rrjetet sociale dhe mediat. Partitë do të numërojnë shikueshmërinë përmes videove online, komentet dhe mundësitë e tjera që ofron bota online.Për disa parti mungesa e tubimeve masive do të jetë një hendikep, sepse ato përmes kësaj forme reflektonin dhe përçonin fuqinë e tyre. Megjithatë pres që të ketë tubime konform rregullave të reja të mbajtjes së distancës në këtë kohë të pandemisë. Po ashtu mund të them kjo do të jetë një fushatë ta quaj e nëntokës, ku gjithçka do të jetë në lojë për të përfituar qytetarin”, ka deklaruar për Zhurnal, gazetari Naser Pajaziti.

Nga ana tjetër analisti politik, Qenan Aliu thotë se zgjedhjet e jashtëzakonshme patjetër të mbahen me u prolonguan si në disa shtete në rajon dhe në më gjërë.

Sipas tij realizimi i zgjedhjeve është kusht pa të cilin nuk mund të mbikqyret “shëndeti” i demokracisë në vend dhe kufizimi i pushteteve lidhur me të drejtat dhe liritë e njeriut.

“Mbajtja e zgjedhjeve nuk mund të jetë vetëm vullnet i të ashtuquajturit “takim i liderëve”, mbajta e tyre është e definuar me Dekretin me fuqi ligjore të qeverisë në të cilën thuhet se veprimet juridike dhe afate ndalohen aty ku kan mbetur dhe do të fillojnë MENJËHERË pasi të shmanget gjendja e jashtëzakonshme, që nënkupton se prej ditës kur ajo shmanget me akt brenda më pak se 30 ditëve zgjedhjet duhet të ishin të realizuarta, sepse procedura ka mbetur thuaja se tre ditë para fillim të fushatës para shpalljes së pandemisë. Ndonëse mund të shpërfaqen pengesa teknike por ato mund edhe të tejkalohen në fakt të kryhen me një përkushtim të institucioneve”, ka deklaruar Aliu duke shtuar se protokolli i hartuar nga autoritetet e shëndetësisë për mbajtjen e zgjedhjeve detyrimisht do të respektohet.

“Gjithsesi elaborimi shkencor i tyre në këso rrethanash për politikën është detyruese. Kur jemi te fushata ashtu si njerëzit edhe partitë duhet të mësohen që zhvillimin e fushatave ta bëjnë edhe më ndryshe. Sot ekzistoj disa mënyra falë dixhitalizimit. Pra bartja e militantëve me autobusa nga një ytet në tjetrin nga një fshat në tjetrit është mënyrë stereotipe që do të mbetet e kaluar përgjithmonë, mbase kjo mënyrë ishte edhe nënçmuese dhe manipuluese për elektoratin. Dua tju them një gjë, elektorati shqiptarë ndonëse jo mjaftueshëm por në instancë meritore është i vetëdijesuar për ta dalluar manipulimin dhe për ta ndëshkuar me votën e lirë hajninë dhe keqpërdorimet gallopante me fuqinë e pushtetit. Pra janë mediet elektronike dhe platformat dixhitale përmes së cilave partitë kanë mundësinë që njoftojnë elektoratin për platformat e tyre. Kuptohet takimet e drejtpërdrejta e kanë edhe kuptimin e vetë, por meqë politikanët takohen me qytetarin vetëm kur vin zgjedhjet takimi me to në këso kohërash edhe në distancë do të ishte e mjaftueshme”, ka deklaruar për Zhurnal, Qenan Aliu, analist.

Klikoni KËTU për të lexuar protokollin që ka rekomanduar Komisioni për sëmundje infektive për zgjedhjet parlamentare.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!