Për drejtim të shpejtë të automjetit shqiptohen 205 sanksione

Shkup, 30 shtator – Në aksionin e përforcuar gjatë ditës së djeshme janë sanksionuar 205 shoferë në territorin e shtetit për shkak drejtimit të automjetit me një shpejtësi më të madhe të shpejtësisë së lejuar.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme sot informojnë se 17 automjete kanë lëvizur me një shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më tepër se shpejtësia e lejuar dhe se 82 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 123 jashtë vendbanimit.

“Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat dhe bashkërisht të kontribuojnë për për rrugë më të sigurta”, porosisin nga Ministria.

Related posts

Prokuroria hap hetim ndaj 32-vjeçarit nga Shkupi, dyshohet për prodhim të palejuar të substancave narkotike

D V

Arrestohen 15 emigrantë nga Kuba në Gjevgjeli

D V

Pikëlluese, po luante tek kondicionerët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More