Agjencia Zhurnal.mk

Për dy ditë mblidhen 20 milionë dollarë për zjarrfikësit e Australisë

Në një fond të hapur për ndihmë ndaj shërbimit të zjarrfikësve në New South Wales të Australisë, për dy ditë janë grumbulluar më shumë se 20 milionë dollarë australianë.

Kërkesa për grumbullimin e mjeteve financiare u nis nga humoristja australiane, Celeste Barber, përmes një postimi në Facebook. “Ju lus që të ndihmoni në çfarëdo forme që keni mundësi. Kjo është e tmerrshme”, shkroi ajo.

Së paku 24 persona kanë vdekur nga zjarret e mëdha në natyrë, të cilat filluan të përhapen në kontinentin e largët që nga shtatori i vitit të kaluar.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, i ka angazhuar tre mijë ushtarë rezervë për të ofruar ndihmë në luftën kundër zjarreve.

Në Canberra, cilësia e ajrit është vlerësuar si më e dobëta në tërë botën dhe nga banorët është kërkuar që të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.

Kontribut të madh financiar në fondin për luftimin e zjarreve kanë dhënë disa figura të njohura, përfshirë aktoren e famshme, Nicole Kidman, e cila u zotua për dhënien e 500 mijë dollarëve amerikanë, shkruan “BBC”

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...