Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Për ekonominë janë siguruar 44,1 milion euro përmes tre kredive pa interes nga Banka Zhvillimore

Shkup, 16 prill – Zhurnal.mk – Përmes tre linjave kredituese, Kovid 1, 2 dhe 3, nga Banka Zhvillimore e Maqedonisë së Veriut, janë siguruar mjete likuide në vlerë të plotë prej 44,1 milion euro, me ç’rast janë mbështetur mbi katër mijë kompani të cilat kanë të punësuar 36.802 persona, informojnë nga kabineti i zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike. Prej atje shtojnë se kjo mbështetje financiare dukshëm u ndihmoi kompanive ta mbajnë likuiditetin e tyre në krizën e shkaktuar nga koronavirusi Kovid-19, kreditë janë me shkallë të interesit prej 0 për qind dhe grejs periudhë deri në 6 ose 12 muaj, për të cilin Kovid 1 plotësisht vazhdohet për tre muaj.

Deri te Qeveria, potencojnë, është dorëzuar Raport për shterimin e linjës kredituese pa interes Kovid 3, nga e cila janë mundësuar hua të 2703 tregtarëve-individual dhe kompani të vogla dhe mikro, të cilat kanë të punësuar gjithsej 19.031 persona. Vlera e plotë e huave të caktuara arrin 30,6 milion euro. Në thirrje kanë arritur 3.282 kërkesa kredituese nga të cilat janë shqyrtuar 97 për qind. Prej tyre, janë miratuar 2703 kërkesa kredituese, ndërsa për 489 kërkesa kredituese është konfirmuar se nuk plotësojnë të paktën një nga kushtet e Thirrjes publike.

Numër më të madh të kërkesave kredituese ka nga kompanitë e vogla – 1422 ose 53 për qind, pastaj vijojnë mikro kompanitë 1052 ose 39 për qind, tregtarët individual të cilët janë 171 ose gjashtë për qind dhe 58 zejtarë ose dy për qind.

Strukturë

Kërkesa kredituese

%

Shoqata të vogla tregtare

1.422

53%

Mikro shoqata tregtare

1.052

39%

Tregtar individual

171

6%

Zejtari

58

2%

Gjithsej

2.703

100%

Në lidhje me sistemimin rajonal, numri më i madh i kompanive janë nga rajoni planor i Shkupit, gjithsej 878 ose 32 për qind, pas së cilës vijon rajoni planor i Pollogut me 392 kompani ose 15 për qind, gjtihsej 322 ose 12 për qind e kompanive janë nga rajoni planor juglindor, 303 kompani ose 12 për qind janë nga rajoni planor jugperëndimor, 257 ose 10 për qind janë nga rajoni planor lindor, 270 ose 10 për qind janë nga rajoni planor i Pellagonisë, 146 kompani, gjegjësisht pesë për qind janë nga rajoni planor i Vardarit, ndërsa nga rajoni planor Verilindor kredi morën 135 kompani ose 5 për qind.

Rajone

Linja kredituese

%

Rajoni i Shkupit

878

32%

Rajoni i Pollogut

392

15%

Rajoni Jugperëndimor

303

12%

Rajoni Juglindor

322

12%

Rajoni Lindor

257

10%

Rajoni i Pellagonisë

270

10%

Rajoni i Vardarit

146

5%

Rajoni Verilindor

135

5%

Gjithsej

2.703

100%

“Linjat kredituese pa interes u treguan si mjet i shkëlqyeshëm për tejkalim të krizës për ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe mikro, tregtarët individual dhe zejtarët, siguruan likuiditetin e tyre dhe mjete qarkulluese, me të cilën u ndihmua për ruajtjen e vendit të punës, me mjetet e tërësishme prej mbi 44 milion euro, direkt është mbështetur puna e 1.943 mikro kompanive, 1.783 kompanive të vogla, 75 kompanive të mesme, 219 tregtarë individual dhe 58 zejtarë, të cilët punësojnë 36.802 persona”, qëndron në kumtesë.

Linja kredituese

Mikro kompani

Kompani të vogla

Kompani të mesme

Tregtar individual

Zejtaritë

Gjithsej

Të punësuar

Mjete financiare

(euro)

KOVID 1

517

175

17

27

/

736

6.525

5,5

KOVID 2

374

186

58

21

/

639

11.325

8

KOVID 3

1.052

1.422

/

171

58

2.703

19.031

30,6

GJITHSEJ

1.943

1.783

75

219

58

Postime të ngjashme

Janë ndarë certifikatat e pjesëmarrësve në programin “Menaxher të rinj dhe lider biznesi”

Z H

Ministri Hoxha viziton zyrat e reja të Njësive Rajonale të MBPEU dhe AUV

Z H

Publikohet thirrje publike për përmirësimin e efikasitetit energjetik të objekteve komunale

Z H

Në mars janë lëshuar mbi 540 për qind më shumë leje për ndërtim se vitin e kaluar

Z H

Zekiri: Qëllimi i të gjitha pakove ekonomike është ruajtja e vendeve të punës

Z H

Kuvendi e miratoi Ligjin për hua nga Banka Botërore për financimin e projektit për modernizim të bujqësisë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...