Agjencia Zhurnal.mk.

Për gjashtë orë janë dënuar 127 shoferë për vozitje të shpejtë

Tetovë, 28 shtator – Në periudhën prej orës 13 deri në orën 19, sot policët e trafikut nga SPB Tetovë zbatuan aksion të përforcuar kontrollues për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me çka janë sanksionuar 127 shoferë.

“Prej tyre, 33 kanë vozitur me shpejtësi prej mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa nëntë automjete me madje 70 kilometra në orë mbi të lejuarën. 94 shoferë janë sanksionuar në territorin e Tetovës, ndërsa 33 në territorin e Gostivarit. SPB Tetovë edhe një herë ju bën thirrje qytetarëve – përshtateni shpejtësinë sipas kushteve në rrugë për sigurinë tuaj më të madhe dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion”, informoi Marjan Josifovski nga SPB Tetovë.

Paralajmërojnë se aksionet e përforcuara kontrolluese vazhdojnë edhe në ditët në vijim

Related posts

Katër sera me kanabis në Berat, vihen në pranga gjashtë persona të përfshirë, tre të tjerë në kërkim

D V

Aksident në rrugën Radovish-Shtip, lëndohet një person

D V

Aksident në Shkup, lëndohet një 22-vjeçar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky