Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Për herë të parë pas 21 vitesh, Federer mungon në Australian Open

Roger Federer do të mungojë në një turne të Australian Open për herë të parë në karrierën e tij.

Kampioni i gjashtëfishtë i këtij turneu është duke u rikuperuar nga ndërhyrja kirurgjike në gju, prandaj nuk do të jetë në gjendje të luajë.

Zvicerani, i cili është fitues i njëzetfishtë i çmimeve Grand Slam, nuk ka luajtur që nga muaji janar, pasi iu është nënshtruar dy operacioneve.

39-vjeçari shpresonte të kthehej në Australian Open që fillon më 8 shkurt në Melbourne, por kjo nuk do të ndodhë.

“Roger eci përpara kohës për ta përgatitur veten për një Grand Slam rigoroz”, ka thënë drejtori i turneut, Craig Tiley, duke shtuar se ai nuk do të jetë në gjendje të luajë.

Federer ka qenë pjesë e Australian Open për 21 vite radhazi, mirëpo agjenti i tij ka qartësuar se mungesa e sivjetme ishte vendimi më i mirë për një plan afatgjatë.

Postime të ngjashme

Juventusi përgatit ofertën për Manuel Locatellin!

Z H

Pogba mungon edhe ndaj Chelsea-t, por Solskjaer rikuperon tre të tjerë!

Z H

Shqiptari firmos kontratë profesionale me klubin e njohur gjerman

Z H

Man.Utd – Milan, super derbi i Europa Ligës

Z H

Milan, Pioli ka gati skemën e re, ja formacioni i ri i Milanit

Z H

Babai i portierit Alisson Becker vdes tragjikisht në një liqen në Brazil

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...