Agjencia Zhurnal.mk

Për herë të parë pas një shekulli shihet një ujk në Francën veriore

Një ujk i vetmuar është fotografuar në Normandi, në Francën veriore pas një shekulli.

Ai u fotografua nga një aparat automatik i mbikëqyrjes, shkruan Daily Mail.

Ujku gri evropian u duk se ishte i vetëm ndërsa shëtiste nëpër fshatin Londinières, në Seine-Detare, afër bregdetit të Channel, transmeton Telegrafi.

Ujqërit kanë qenë të pranishëm në Evropë që nga kohërat e lashta, megjithatë ujku gri evropian u mendua se ishte zhdukur në Francë, dhe nuk nuk ishte parë atje që nga vitet e largëta 1920 – 1930 pas gjuetisë – kryesisht nga fermerët që mbronin bagëtitë e tyre.

Ujku besohet të ketë qenë duke udhëtuar i vetëm në kërkimin e një bashkëshorti, një aktivitet i zakonshëm i kohës së pranverës për ujqërit e rinj.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...