Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Për herë të parë publikohen transaksionet e dyshimta të spiunit rus që u dëbua nga Kosova

Episodi i parë i dokumentarit VIRUSSIA, i cili u shfaq në fillim të kësaj jave, ndër të tjera zbardhi për herë të parë para opinionit publik edhe shumat e mëdha të transaksioneve bankare të Mikhail Krasnoshchekov-it.

Në llogarinë bankare të rusit, i cili ishte dëbuar nga Kosova në vitin 2019, e cila ishte llogari rrjedhëse private, zyrtari rus i UNMIK-ut që vepronte në veri, vetëm në 6 transaksione kishte qarkulluar shumën prej 264,082 eurove.

Dokumentet që u publikuan në dokumentar, tregonin se shuma e parë e madhe e tij me mbi 30,000 euro, ishte 4 korrik të vitit 2011, pak ditë pas ditës kur u vra polici Enver Zymberi në aksionin e veriut, më 25 korrik të po atij viti.

Mikhail Krasnoshchekov, kishte ardhur në Kosovë që në vitin 1999, kur ishte punësuar në OSBE.

Ai ishte dëbuar nga Kosova, pas pengimit të aksionit policor në maj të vitit 2019. Ky zyrtar i inteligjencës ruse, që ishte i punësuar në UNMIK / Kombeve të Bashkuara, 20 vjet ka qenë i angazhuar në Kosovë.

Dokumentari VIRUSSIA, në pjesën e parë zbuloi aktivitetin e spiunazhit rus në Ballkanin Perëndimor, kurse 3 pjesë të tjera, pritet të shfaqen në muajt në vijim.

Postime të ngjashme

Samiti Biden-BE ka në agjendë dialogun Kosovë-Serbi

Dafina Vidishiqi

​BE: Nuk do të ketë fillim të ri të dialogut

Dafina Vidishiqi

Anton Quni, kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit

Dafina Vidishiqi

Osmani viziton kampin e KFOR-it “Villaggio Italia”

Dafina Vidishiqi

Gjyqtari Kreshnik Radoniqi emërohet për kryesues të ri të KQZ-së

Dafina Vidishiqi

Më 15 qershor hapen sallat e dasmave

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...