Për herë të parë rajonet shqiptare në fokus të ministrisë të bujqësisë, ndahen kartela për naftë të gjelbër

Shkup, 25 gusht – Në njësinë rajonale në Tetovë, ministri i bujqësisë Arjanit Hoxha ka shpërndarë kartelat për naftë të gjelbërt fermerëve nga Tetova, Zhelina, Tearca dhe Jegunovca.

 

Këtu janë përfshirë 1304 fermerë, ndërsa vlera e kartelave arrinë 4,3 milion denarë.

Këto kartela bujqëve do u nevojiten në kulmin e korrjes dhe para fillimit të mbjelljes vjeshtore, atëherë kur ata përdorin makineritë bujqësore.

“Në njësinë rajonale në Tetovë, pata nderin që personalisht t’i shpërndaj kartelat për naftë të gjelbërt fermerëve nga Tetova, Zhelina, Tearca dhe Jegunovca. Në këtë njësi rajonale, janë të përfshirë gjithsej 1304 fermerë nga rajoni i Tetovës, kurse vlera e përgjithshme e kartelave është rreth 4.3 milion denarë.

Këto kartela bujqëve u vijnë në shërbim pikërisht në kulmin e korrjes dhe para fillimit të mbjelljes vjeshtore, pikërisht në kohën kur karburantet janë më se të nevojshme dhe në kohën kur makineritë bujqësore shfrytëzohen më së shumti nga fermerët.

Deri në fund të javës, kartelat për naftë të gjelbërt do të shpërndahen në të gjitha njësitë e tjera rajonale në të gjithë vendin. Për këtë masë janë siguruar gjithsej 200 milionë denarë”, shprehet ministri Hoxha.

Kartela është e destinuar për furnizim me karburant dizel në çdo pikë karburanti të SHA Makpetrol në të gjithë territorin e RMV-së. Afati i fundit për shfrytëzimin e mjeteve të disponueshme në “kartelën e gjelbërt” është deri në fund të muajit prill të vitit 2022//Zhurnal.mk

Në njësinë rajonale në Tetovë, pata nderin që personalisht t'i shpërndaj kartelat për naftë të gjelbërt fermerëve nga…

Posted by Arjanit Hoxha on Wednesday, August 25, 2021

Related posts

Arrestohet një tetovar i dënuar me burg për mosrespektim të protokolleve

N E

Vazhdon debati për ribalancin e Buxhetit

Z H

Nuhiu: Regjistrimi do të fillojë më 5 shtator, alternativë tjetër nuk ka!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More