Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Për herë të parë u zbatua terapi imunomoduluese në Klinikën e Hematologjisë

Shkup, 3 shkurt – Në Klinikën Universitare të Hematologjisë u zbatua metodë e re për mjekimin e pacientëve me terapi imunomoduluese. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot ishte për vizitë te një pacient te i cili bëhej kjo terapi, ndërsa metodën e re të mjekimit e zbaton ekip profesionist i Klinikës, i kryesuar nga drejtoresha e Hematologjisë dr. Irina Panovska Stavridis. Për përsosjen e kësaj mënyre të mjekimit me ekip mjekësor të Hematologjisë punon një edukator nga Gjermania.

“Ky është edhe një hap para në modernizimin e mjekimit të pacientëve të kësaj Klinike, por edhe investim në sistem cilësor shëndetësor për qytetarët. Për këtë mënyrë të mjekimit pacientët tanë paraprakisht shkonin të mjekoheshin jashtë vendit tonë ndërsa terapia me qeliza imune fotoprotektive e njohur më shumë si fotoferezë prej tani mund të gjendet edhe në Klinikën e Hematologjisë. Bëhet fjalë për makinë speciale në të cilën një pjesë e gjakut të pacientit trajtohet me ilaç special fotosenzistik dhe pastaj ekspozohet në odë specifike me dritë në të cilën aktivizohet. Gjaku pastaj kthehet prapa dhe vepron në organizëm”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Terapia imunomoduluese, siç theksohet, ofron shpresë për të sëmurët të cilët vuajnë nga T-limfome qelizore, pacientë të cilët zhvillojnë formë akute ose kronike të sëmundjes GVHD, për mjekimin e sëmundjeve të caktuara imunologjike dhe gjendjeve si sklerozë sistemore, sëmundje kronove.

Ministria e Shëndetësisë informon se investon dhe angazhohet që t’iu sigurojë pacientëve në shtet, terapi moderne dhe bashkëkohore për mjekim të rasteve edhe më komplekse, për çka paraprakisht ishin dërguar për mjekim jashtë vendit.

Postime të ngjashme

Bexheti: Kisha nderin të mirëpres Ambasadorin e BE-së në Shkup, Dejvid Gir

R Zh

Milikije Halimi i jep fund problemit disa dekadash të ujit, Haraçina me uji pa ndërprerje

D V

RMV/ Për herë të parë, sulmi ndaj mjekëve barazohet me sulmin ndaj personave zyrtarë

D V

Lëvizja Besa zgjedhë strukturat e saj në Novosellë të Bogovinës, lëvizja po ritet

D V

Mbeturinat dhe uji i pijshëm problem në komunën e Tearcës

D V

Bashkia e Shkupit të premten me spërkatje kundër mushkonjave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...