Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Për identitetin si vlerë evropiane nuk negociohet, vetoja bullgare rrezik për ndërhyrje politike në historinë

Shkup, 29 dhjetor, zhurnal.mk – Për identitetin si vlerë evropiane nuk negociohet. Identiteti maqedonas i popullit maqedonas dhe gjuha maqedonase absolutisht janë madhësi siç janë gjuha bullgare, gjermane, franceze, italiane, çeke, polake… Ajo është vlerë evropiane dhe për vlera të tilla, as nuk bisedohet, as negociohet, porositi nga Tetova kryeministri Zoran Zaev dhe paralajmëroi se pret përparim në bisedimet me Bullgarinë pas përfundimit të zgjedhjeve tek fqinji lindor.

Ai në përgjigje të pyetjes, pas hapjes së zyrave të reja të Inspektoratit shtetëror të tregtisë në Tetovë, theksoi se për momentin nuk ka bisedime me Sofjen, sepse janë festat dhe paralajmëroi se pas festave do të vazhdojnë me përpunimin e planit të veprimit.

“Pas festave do të mbajmë koordinim me MPJ-në, që së bashku me përfaqësuesin e posaçëm për Bullgarinë, profesorin Buçkovski, të vazhdojmë në pjesën e konfirmimit të planit të veprimit, e ai është plani që e përpunuam me propozimin tonë nën kryesimin e ministrit Bujar Osmani për mbulimin e të gjitha sferave nga sporti, deri te infrastruktura, muzika, shëndetësia, shkenca… Presim përgjigje nga Bullgaria, pasi të përfundojnë festat, sepse presim ta plotësojnë me ide të tyre”, tha Zaev.

Edhe pse në Bullgari janë para zgjedhjeve, shtoi kryeministri, mendojmë se për mirëqenie të të dyja palëve, politikës, qytetarëve dhe shteteve do të ishte çdo realizim më avancues i planit të veprimit.

“Do të vazhdojnë edhe kontaktet politike nën kryesimin e dy ministrave të punëve të jashtme dhe realisht pres përparim pas përfundimit të zgjedhjeve në Bullgari për arsye se është joracionale të pritet të sillet ndonjë zgjidhje para zgjedhjeve”, theksoi Zaev.

Ai theksoi se Qeveria do të vazhdojë me miqësi dhe sqarim të, siç tha, tërë asaj që paraqet rezervë apo pakënaqësi nga pala bullgare, që shpesh e quajnë pakënaqësi nga dinamika e realizimit të Marrëveshjes për miqësi. Është i përbashkët, theksoi Zaev, obligimi i të dyja palëve të sigurojmë infrastrukturë, e cila do të mundësojë rritje dhe zhvillim më të lartë ekonomik.

“E tërë ajo që paraqet tek ata pakënaqësi, ne do ta sqarojmë, Dëshiruam më shpejtë ta bëjmë hekurudhën në Korridorin 8, sepse është në interes të mbarë popullit maqedonas dhe të gjithë popujve që jetojnë në shtet, por për fat të keq dinamika nuk është e tillë siç dëshirojmë. Nuk mund të realizohet për një vit apo dy. Morëm kredi , kemi edhe grante nga BE-ja dhe do të përpiqemi ta realizojmë më shpejtë. Por, shpresoj se edhe Bullgaria do të fillojë të ndërtojë si vendkalimin Klepallo apo linjën hekurudhore e cila duhet të ndërtohet përgjatë kufirit bullgar”, sqaroi Zaev.

Angazhohem, shtoi ai, të ketë liga të përbashkëta të shkollave të mesme në futboll, hendboll, basketboll, që t’i afrojmë të rinjtë dhe të ndërtojmë miqësi.

Presidenti Stevo Pendarovski në intervistën e djeshme për Servisin kombëtar tha se në qasjen me Bullgarinë nuk duhet asgjë të ndryshohet dhe se nuk e sheh të nevojshëm nënshkrimin e një aneksi të Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë.

“Lidhur me Bullgarinë, bëmë gjithçka, me qëndrime më argumentuese dhe kërkesa të prekim te ta dhe te tregojmë se atë që ne propozojmë është në kuadër të vlerave dhe parimeve evropiane. Dhe u përpoqëm në çfarëdo mënyre të mundshme, formalisht dhe joformalisht, drejtpërdrejtë dhe jo përmes ndërmjetësve, drejtpërdrejt ju themi se ka punë që edhe ju nuk do ti negocionit, kur do të ishit në gjendjen tonë”, ka thënë Pendarovski.

Ka thënë se ata nuk kanë çka të bisedojnë si bullgarë të cilët flasin gjuhën bullgare me maqedonasit që flasin gjuhën maqedonase dhe se gjuhën e tyre askush nuk e konteston. Ka nënvizuar se gjuha dhe identiteti janë e drejta themelore njerëzore dhe se askush nuk mundet të të tregojë kush je dhe çka je.

“Çështja e identitetit dhe gjuhës nuk është punë e muhabetit, por punë personale për atë se si ndjehem unë dhe si deklarohem. E drejtë bazike njerëzore e vetdeklarimit dhe vetpërcaktimit. Nuk do të kishim ndryshuar asgjë në atë rast, tani e tutje, vetëm duhet të presim nga pala tjetër, në Sofje, jo të vijnë njerëz të ri në pushtet, por të njëjtit njerëz të pranojnë nëse kishit motivin, ja keni zgjedhje, eventualisht të kaloni më mirë në ato zgjedhje, zgjedhjet përfunduan, keni mandat të plotë para jush dhe të kthehemi në argumentet racionale. Pasi këto deri tani nuk ishin argumente racionale”, është decid Pendarovski.

Ka informuar se para dy muajsh ka pasur bisedë të gjatë dhe korrekte me presidentin bullgar, Rumen Radev me çka kanë biseduar me argumente.

“Ka pasur etiketime në atë bisedë siç për shembull përdor Karakaçanovi dhe disa politikanë tjerë radikalë nga ajo palë. Kemi folur me argumente. Unë i thash se nuk e shoh të nevojshëm një aneks të marrëveshjes, ndonjë format juridik të asaj që veçmë është marrëveshje, pasi ju nuk është patjetër të keni mundësi politike të na bllokoni nesër në çfarëdo baze, jo për gjuhë dhe identitet, për çka doni”, ka thënë Pendarovski.

Ka thënë se ky kontekst që është imponuar nga ana e tyre është sipas definicionit politik dhe se nuk ka kurrfarë lidhje me të drejtën.

“Në marrëveshjen e vitit 2017 askund nuk shkruan se do të bisedojmë për gjuhën maqedonase para vitit 1944 të shkruhet në formë të drejtë, se ka qenë bullgare. Kjo nuk është dakorduar, ajo as që është menduar nga ana e negociuesve këtu në Shkup. Aneks të marrëveshjes në parim shkruhet kur diçka dëshiron të plotësosh në marrëveshjen themelore ose eventualisht të riprecizohet”, ka thënë presidenti Pendarovski.

“Bruksel Tajms” e trajtoi çështjen midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në kontekstin e zgjerimit të BE. Thotë gjithsesi Gjermania ka pohuar se zgjerimi i BE-së, ndërsa veçanërisht fillimi zyrtar i negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, janë prioritet i rëndësishëm për kryesimin e saj me BE-në, por megjithatë mori befasi të pakëndshme nga Bullgaria, e cila vendosi veto të negociatave inkuadruese me Shkupin, për shkak të kontestit rreth gjuhës, historisë dhe trashëgimisë.

“Bllokada bullgare ndoshta duket e papritur duke e pasur parasysh se Qeveria e Bojko Borisov është një nga aleatët më të afërt të kancelares gjermane Angela Merkel në Evropën Lindore. Në mënyrë ironike, vetë Qeveria e Borisov është fokusuar në “perspektivën evropiane” të Ballkanit Perëndimor kur Bullgaria kryesonte me Këshillin e BE-së në gjysmën e parë të vitit 2018. Madje edhe krahas kërkesës personale të Angela Merkel, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut t’i tejkalojnë dallimet e tyre, sipas mundësisë para fundit të kryesimit gjerman, zgjidhja e shpejtë supozohet se nuk është në epërsi”, vlerëson edicioni elektronik i “Bruksel Tajms”.

Mediumi potencon se edhe pse shumica e akuzojnë Bullgarinë për mungesë të vizionit gjeostrategjik dhe për pengesë të përparimit të Ballkanit për arsye egoiste, megjithatë gjithë rasti ka rrënjë në “krizën e zgjerimit të BE”-së.

“Bruksel Tajms” citon se Qeveria e Borisovit pohon se Maqedonia e Veriut me qëllim e shkel Marrëveshjen për miqësi që të dy vendet e nënshkruajtën në vitin 2017 dhe e cila ishte përshëndetur nga përfaqësuesit më të lartë të BE-së, politikanë dhe analistë politik, ndërsa disa ekspertë madje e quajtën edhe “historike”.

“Ish përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogerini dhe eurokomisari për zgjerim Johanes Han ishin mes optimistëve më të mëdhenj: ata konsideronin se marrëveshja është “inspirim për gjithë rajonin”. Ministri gjerman i punëve të jashtme në atë kohë Zigmar Gabriel deklaroi se fakti që të dy vendet e nënshkruajtën marrëveshjen aq shpejtë prejse Qeveria e Zoran Zaevit hyri në detyrë është “e jashtëzakonshme”, e cila i dërgon “mesazh të rëndësishëm për bashkëpunimin e suksesshëm bilateral dhe rajonal të Ballkanit”, përkujton gazeta.

“Bruksel Tajms” potencon se edhe pse marrëveshjet për miqësi kanë forma dhe madhësi të ndryshme, kjo ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut ka “një dispozitë mjaft të fuqishme”.

“Neni 8 paragrafi 2 i tij, në të cilin insiston Qeveria e Borisovit dhe i cili është në bazën e vetos së Bullgarisë, kërkon të dy vendet të formojnë “Komision të përbashkët multudisiplinar të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore, me qëllim që të kontribuojnë për interpretim shkencor dhe objektivitet të ngjarjeve historike, të themeluara mbi dëshmitë autentike dhe burimet historike”. Siç supozohet sipas informatave të arritshme publike, kjo dispozitë interpretohet se komisioni i ekspertëve duhet të arrijë rrëfim të përbashkët për ngjarje të ndryshme nga shekulli i mesëm deri në Luftën e dytë botërore. Gjithashtu, e dukshme është se edhe të dy anët bëjnë përpjekje në këtë komision t’i vendosin qëndrimet e tyre si e vërtetë përfundimtare historike”, konsideron edicioni.

Sipas mediumit të Brukselit, larg mençurisë së dukshme të pranuar përgjithësisht se e vërteta është relative dhe se faktet e njejta mund të lexohen në mënyra të ndryshme, kjo ide e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, ashtu siç është menduar, çon në një qorrsokak.

“Disa analistë politik kanë bërë paralele ndërmjet komisionit të ekspertëve të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut me Komisionin gjermano-francez për libra, por kjo duket e gabuar. Bashkëpunimi gjermano-francez në fushën e interpretimit dhe ruajtjes së historisë daton të paktën prej vitit 1935, kur u mbajt mbledhja e parë e historianëve të Francës dhe Gjermanisë. Ajo filloi si nismë e profesorëve të brengosur për rrëfimet armiqësore historike për çka historianët akademik kishin dëgjim, ndërsa ato edhe nuk kishin afat të ashpër përfundimtar të destinuar nga politikanët siç është rasti me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut”, konsideron “Bruksel Tajms”.

Sipas edicionit, plotësisht, anëtarët e Komisionit të ekspertëve maqedono-bullgar jo vetëm që dalin me vlerësime të ndryshme historike në intervista dhe deklarata publike, por gjithashtu kanë qëndrime të ndryshme për atë nëse Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut në përgjithësi kanë histori të përbashkët.

“Duhet të përmendet se libri i përbashkët francezo-gjerman është realizuar madje në vitin 2006, me kërkesë të studentëve të cilët kanë marrë pjesë në samitin rinor francezo-gjerman në vitin 2003, që e pranuan edhe Qeveria franceze dhe gjermane. Kjo vetëm tregon se rruga nëpër të cilën u nisën Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut mund të jetë e gjatë dhe e rëndë”, shton gazeta.

“Bruksel Tajms” konsideron se përderisa Marrëveshja për miqësi ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk e kishte këtë dispozitë për historinë, Qeveria e Borisovit nuk do të kishte vegël të vërtetë për presion me bazë pseudo-ligjore në të cilën mund të mbështetet.

“Para se ta akuzoni Bullgarinë për shfrytëzim të kësaj vegle, mendoni pse kjo dispozitë është pjesë e Marrëveshjes. Përgjegjësia duhet t’u atribuohet edhe qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, të cilat u zotuan të hapin tema kontraverse historike për çka nuk ishin të gatshme as shoqëritë e tyre, as historianët e tyre”, konsideron edicioni.

Sipas “Bruksel Tajms”, përvoja francezo-gjermane në këto çështje tregon se nismat mund të japin më shumë fryt nëse vijnë prej poshtë-lartë, se sa prej lartë-poshtë.

“Kuptohet, politikanët mund të kontribuojnë për krijimin e kushteve për maturim të shoqërive për dialog nga shkëmbimet kulturore të studentëve, profesorëve dhe akademikëve, përmes konferencave të përbashkëta historike, deri te bisedat e rregullta ndërmjet shoqatave të mësimdhënësve. Megjithatë, supozohet se thelbi është në durimin, ndërsa jo në presionin”, përfundon “Bruksel Tajms”.

Postime të ngjashme

Bilall Kasami: 2 deputetë të opozitës shqiptare do t’i bashkohen shumicës

R Zh

Editorial në News Week / Biden të luftojë për drejtësinë në Ballkan

R Zh

Ministri Hoxha takon prodhuesit e orizit

T E

Votëbesimi i Qeverisë mund përsëri të vendoset në test, pa kaluar 90 ditë

T E

Zjarr tek liqeni Treska, dyert e mbyllura e zjarrfikësit nuk mund të hyjnë?

T E

Kasami: Grafa etnike do të bëhet realitet

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...