Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Maqedoni TOP LAJM

Për incidentet në protestën për “Monstrën”, në bisedë janë thirrur 14 persona

Shkup, 4 shkurt – Përveç padive kundërvajtëse, do të ketë edhe padi penale për të gjithë ata të cilët kryen dëmtime të pronës së shtetit, të automjeteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të cilët morën pjesë në dhunën gjatë protestës për rastin “Monstra”. Secili nga ata persona do të sanksionohet, MPB deri më tani ka identifikuar dhe ka thirrur në bisedë 14 persona, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

“Protestat të cilat mbahen janë akt demokratik në mënyrë që të shprehet ndonjë pakënaqësi nga ajo që po ndodhë në shoqëri. Por ato kursesi nuk guxojnë të jenë prishje e rregullave ligjore. Është e saktë se është parashtruar paraqitje edhe kundër organizuesit të protestës sepse, para së gjithash, nuk u janë përmbajtur masave për mbrojtje të shëndetit dhe me atë rast nuk janë respektuar protokollet. Megjithatë do të ketë edhe padi penale për të gjithë ata të cilët kryen dëmtime të pronës së shtetit, të automjeteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Secili nga ata persona do të sanksionohet. Ne punuam në njësinë për krim të dhunshëm dhe tashmë janë identifikuar dhe gjatë ditës së djeshme janë thirrur 14 persona të cilët kanë marrë pjesë drejtpërdrejtë në dhunën e tillë ndaj objekteve apo ndaj pronës së shtetit”, tha Spasovski në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp në Qeveri, nëse do të inicohen padi penale për organizuesit e protestës për rastin “Monstra”, informon Zhurnal.mk

Ai sqaroi se të gjithë të thirrurit janë të moshës madhore, përveç një personi të mitur i cili është thirrur të vijë me prindër në stacion.

“Secili që kryen vepër penale, nuk është me rëndësi kush është, çfarë është, çfarë nacionaliteti, çfarë përkatësie fetare apo politike, nuk është me rëndësi nëse është i moshës madhore apo të mitur, duhet të bartë përgjegjësi në bazë të rregullave ligjore”, tha Spasovski. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Bullgaria e zhgënjyer me rezolutën e miratuar në Shkup

Z H

Thyhen disa drunj në stadiumin e Tetovës, kërkohen autorët

Z H

Xhaferi-Gërvalla Shvarc: Intensifikim i politikave dhe marrdhënieve ekonomike Maqedoni – Kosovë

Z H

Pendarovski nuk do t’i nënshkruajë ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Z H

Ambasadori çek Toman vizitoi Ministrinë e Bujqësisë

Z H

Zaev: Parlamenti ta mbështesë reformën e administratës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...