Për incidentin me kryetarin e KRRE-së institucionet duhet të veprojnë si për çdo qytetar, tha Osmani

Shkup, 7 tetor – Institucionet duhet të veprojnë, si edhe për çdo qytetar, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve rreth incidentit me djalin e ish-funskionarit të BDI-së, i cili e sulmoi kryetarin e Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore (KRRE), Marko Bislimovski.

 

“Sapo thatë ish, nuk ndjehem i thirrur që të komentoj, sepse ata janë qytetarë, si dhe të gjithë qytetarët tjerë. Institucionet duhet të veprojnë, si edhe për çdo qytetar”, tha Osmani, duke shtuar se po të ishin funksionarë të partisë ndoshta do të shprehte qëndrimin e tij.

Siç informoi MPB dje, të martën në orën 23:54 “M.B. (45) në SPB Shkup ka denoncuar se në tarracën e një objekti hotelierik të rajonit të Qendrës ishte sulmuar fizikisht nga A.Xh (28)”.

Zëdhënësi i KRRE-së, Marina Uzunov për MIA-n deklaroi se sulmi ishte denoncuar në MPB dhe se Bislimovski “është mirë, sado që kjo fjalë të jetë adekuate pas incidentit”.

Nga MPB për MIA-n informuan se pas dokumentimit të plotë të rastit kundër sulmuesit do të ngritet padi adekuate. 

Related posts

Shqyrtohet mundësia për regjistrimin e seancave të rregullta në Gjykatën kushtetuese

D V

Hoxha realizon takim me prodhuesit e grurit

R Zh

Jansha: Para zgjerimit duhet të zgjidhen marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More