Për investimet në arsim duhen vepra jo fjalë!

nga I.A

Shkup, 14 mars – Arsimi si shtylla kryesore e ndërtimit të së ardhmes u pati lënë në harresë për një kohë të gjatë. Madje, Ministria e Arsimit ishte shndërruar në institucion sa për ta bë dikë minister e jo për të udhëëhequr me arsimin me profesionalizëm. I cili edhe ashtu është buz greminës në vendin tonë, pra, ka kohë të gjatë që arsimi ka çaluar e kjo vërtetohet në gjitha matjet ndërkombëtare që bëhen. Prandaj, kjo qeveri duhet ta kthejë fokusin tek arsimi për të investuar sa më shumë në mënyrë që të garantohet një e ardhme stabile, shkruan Zhurnal.

Investimet në arsim në mesin e prioriteteve të Qeverisë, thotë kryeministri –

Kryeministri Hristian Mickoski theksoi se investimet në arsim janë në mesin e prioriteteve kryesore të Qeverisë. Për momentin, siç tha, po ndërtohen shtatë shkolla, ndërsa po vijon edhe rikonstruimi i disa institucioneve arsimore.

“Investimet në arsim janë një zë i rëndësishëm për ne. Pak ditë më parë pata një takim me ministren e Arsimit. Do të bëjmë një rivlerësim të projekteve që kanë të bëjnë me ndërtesat e fakulteteve FINKI dhe FFK. Pres që këtë vit të shpallet ai tender, si dhe ai për kampusin Nënë Terezë”, tha kryeministri.

Mickoski theksoi edhe se deputeti Aleksandar Veljanovski nga Tetova e ka informuar për gatishmërinë e kompanisë me përgjegjësi shoqërore që ta financojë rikonstruimin e gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”.

“Shumë shpejt ai donacion do të vendoset në rend dite të Këshillit të Komunës Tetovë, dhe në këtë mënyrë do të korrigjohet edhe një padrejtësi”, tha Mickoski.

Krahasuar me 5 vite më parë, shumica e qytetarëve besojnë se sot kemi arsim më të keq–

56.3% ndajnë këtë qëndrim kundrejt 25% që nuk shohin ndonjë ndryshim. Vetëm 9.6% e të anketuarve thonë se arsimi i sotëm është në një nivel më të lartë krahasuar me situatën e 5 viteve më parë. Pyetje e njëjtë ka qenë edhe në anketën e realizuar 4 vjet më parë, sipas të cilës 48.9% mendonin se arsimi ishte përkeqësuar në 5 vitet e fundit, kundrejt 28.8% që nuk mendonin kështu.

49% e të anketuarve thonë se cilësia e procesit arsimor në Maqedoninë e Veriut është më e keqe në krahasim me vendet e rajonit. Një e katërta janë të mendimit se është e ngjashme, ndërsa vetëm 5,7% mendojnë se Maqedonia e Veriut ka arsim më të mirë se vendet e rajonit. Dhe këtu krahasimi me anketën e IPIS 2019 tregon se perceptimet janë përkeqësuar. Në atë kohë, 40,1% mendonin se kishte arsim më të mirë në rajon, afër 30% nuk kanë vërejt dallime dhe 10,4% mendonin se në Maqedoninë e Veriut ka një proces më të mirë arsimor në krahasim me vendet e rajonit.

Sipas qytetarëve, arsyeja kryesore pse Maqedonia e Veriut është në vendet më të ulëta në matjet botërore për cilësinë e arsimit është planprogrami i dobët, mendim të cilin e ndajnë 19,2% e qytetarëve. 15.5% mendojnë se arsyeja kryesore është stafi joadekuat mësimdhënës, 12.7% e shohin problemin në tekstet shkollore jo cilësore dhe 11% në kushtet e këqija në shkolla. Kujtojmë që, anketa për Detektor nga Institutit për Hulumtime Politike në Shkup është realizuar nga 28 shkurt deri më 3 mars të këtij viti në mostër përfaqësuese prej 1107 të anketuarve.

Ndërkaq, nëse flasim për cilësinë në arsimin e lartë kujtojmë që nga publikimi i fundit vitin e kaluar në listën e Shangait asnjë nga Universitetet e Maqedonisë së Veriut nuk ishte ranguar në këtë listë. Lista e Shangait: Asnjë Universitet nga Maqedonia nuk bën pjesë në Top 1000. Më së miri të radhitura janë universitetet “Harvard”, “Stenford”, “Kembrixh” dhe “Berkli”. Nga rjaoni, nga vendi i 400 deri në vendin e 500 është ranguar universiteti në Beograd, si dhe universiteti në Ljubjanë. Në këtë listë gjithashtu gjendet dhe Universiteti në Zagreb. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More