Bruksel, 13 tetor, zhurnal.mk – Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero e potencoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, transmeton Zhurnal.
Pisonero refuzoi t’i komenton kontestet mes të dyja palëve gjatë ditëve të fundit, por tha mardhëniet e mira fqinjësore në Ballkanin Perëndimorë dhe bashkëpunimi rajonal duhet të mbeten elemente kyçe në procesin e zgjerimit.
“Mendoj se është shumë me rëndësi për ne që mardhëniet e mira fqinjësore në Ballkanin Perëndimorë dhe bashkëpunimi rajonal të mbeten elemente kyçe në procesin e zgjerimit, si dhe në procesin e stabilizim asocimit. Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë janë shembuj shumë pozitiv për rajonin dhe më gjërë. Për ne është shumë me rëndësi këto marrëveshje bilaterale të vazhdojnë të zbatohen nga gjitha palët”, tha Pisonero.
Kryeministri Zaev e përshkruajti deklaratën e ministres së jashtme bullgare Zaharieva si “as fqinjësi të mirë, as vellazërore, as europiane”, dhe shtoi se nëse punët mbesin njëjtë, populli maqedonas duhet të përgatitet që negociatat me BE-në të mos fillojnë në dhjetor.