Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Për kohë të shkurtë do të kemi teste të shpejta për Kovid-19

Shkup, 28 shtator – Testet e shpejta për Kovid-19 shumë shpejtë pritet të jenë të qasshme edhe në shtetin tonë, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në intervistën e sotme në “Top Tema” në TV Telma, duke potencuar se ata si Ministri planifikojnë avancimin e strategjisë për testim, respektivisht vendosjen e strategjisë për testim të gjerë.

“Disa muajt e fundit në treg janë të qasshme testet e shpejta për detektimin e virusit (jo të antitrupave). Janë të shpejta dhe për 10-15 minuta e detektojnë atë pa laborator të nevojshëm, pa aparat laboratorik. Do të thotë mostër dhe një pllakë të vogël. Për kohë të shkurtë do të fillojmë me furnizim. Ato teste para se gjithash do të shpërndahen në spitale, dhe në bashkëpunim me qendrat për shëndet publik, me siguri në vendkalimet kufitare. E tërë kjo do të mundësojë rezultat shumë të shpejtë të pacientëve, para se gjithash rastet urgjente, dhe atyre që u nevojitet ndonjë intervenim. Për 15 minuta në vendin e ngjarjes, pa kurrfarë nevoje për ekspertisë të madhe, do të dijnë të punësuarit nëse pacienti është pozitiv apo negativ”, tha ministri Filipçe.

Përveç në spitale, ministri Filipçe shtoi se teste të shpejta për Kovid-19 do të ketë edhe në vendkalimet kufitare, por para kësaj do të duhet të përgaditet strategji. 

Postime të ngjashme

Ministri Hoxha takon bujqit e Haraçinës, premton mbështetje institucionale

R Zh

Premtime të rrejshme me afatet për kontestin maqedono-bullgar

R Zh

Carovska mori pjesë në promovimin e studentëve të diplomuar të gjeneratave të reja në Universitetin e Evropës Juglindore

R Zh

Regjistrohen 21 persona me Kovid-19, një i vdekur dhe shtatë të shëruar

R Zh

Spasovski: Ballkani në BE më lehtë do ta mbrojë Evropën nga krimi

R Zh

Kryeministri Zaev hap zyrë në Strumicë për takime me qytetarë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...