Për lista të hapura në zgjedhjet lokale do të diskutohet prejse Kuvendi do t’i sjellë ndryshimet e Kodit Zgjedhor

Shkup, 27 korrik  – Koncepti përfundimtar për lista të hapura në zgjedhjet lokale ose ç’farëdo lloj koncepti për përzgjedhje të zgjedhjeve lokale do të duhet ta diskutojmë prejse Kuvendi do t’i sjellë ndryshimet  e Kodit Zgjedhor, tha ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, në konferencën e sotme për shtyp duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse në ndryshimet e dakorduara në grupin e punës së partive politike për Kodin Zgjedhor janë parashikuar lista  të hapura të këshilltarëve për zgjedhjet lokale, nëse ka prag për zgjedhje të këshilltarëve dhe si do të votojnë qytetarët.

 

Ajo që është propozuar nga ana e grupit të punës të disa partive politike, informon ai, ka të bëjë me listat e hapura me  një mundësi preferenciale, do të thotë votohet edhe për partinë për të cilën dëshironi të votoni, por edhe për një nga listat e këshilltarëve të propozuar nga ajo parti politike ose nga ai  koalicion.

“Pragu për një këshilltar të mund të hyjë me atë metodë preferenciale është tre për qind nga votuesit e përgjithshëm të regjistruar në komunë në të cilën votohet. Nëse bëhet fjalë për komunë me gjithsej votues të regjistruar prej 10 mijë votuesve, atëherë do të duhet të fitohen 300 vota, që të mund të llogaritet  se janë vendosur në atë mënyrë”, sqaroi Mariçiq.

Për këtë model, që për herë të parë bëhet dhe e propozojmë, e rëndësishme është, ata që do t’i kapërcejnë ato tre për qind si zgjedhje preferenciale të qytetarëve do të futen automatikisht, sqaroi Mariçiq, ndërsa nëse një parti politike fiton më shumë këshilltarë nga vetë ato preferencial, për shembull 10 këshilltarë, ndërsa vetëm tre prej tyre kanë fituar tre për qind nga votuesit e regjistruar, shtatë të tjerët do të zgjidhen  nga rendi i listës së kandidatëve të propozuar të partisë për këshilltarë ose koalicioni për këshilltarë në ato zgjedhje.

Ministri Mariçiq  theksoi se ky është propozim dhe citoi se për një pjesë të partive politike më të vogla të cilat kanë dilema ose propozime për përmirësim të këtij propozimi, do të ishte mirë në Kuvend të hapet diskutimi dhe në ditët në vijim të rrumbullaksohet.

Sipas Mariçiqit, Kodi Zgjedhor asnjëherë deri tani nuk ka qenë lëndë e bllokadave. Ai potencoi se në këtë tekst të Kodit Zgjedhor i përmban rekomandimet, gjegjësisht vërejtjet e OSBE/ODIHR nga Raporti i zgjedhjeve parlamentare,  që duhet të implementohen, dhe siç tha, do të ishte joadekuate nga cilado parti politike t’i bllokojë ndryshimet e Kodit Zgjedhor, që duhet ta përmirësojnë procesin zgjedhor dhe cili është qëllimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

“Do të ishte hera e parë të shkojmë në zgjedhje pa rekomandime të miratuara nga OSBE/ODIHR, megjithatë nëse  shihet se ekziston  një grup i caktuar deputetësh të cilët kundërshtohen,  mundet, nëse ashtu vendosë shumica e deputetëve, të ndryshohet ose plotësisht  të hiqet propozimi për listat e hapura. Nëse ndodh kjo, gjithsesi se do të jetë në dëm të demokratizimit të procesit zgjedhor. Nëse partitë politike vendosin  ashtu dhe nëse  shumica e deputetëve vendosin njejtë, do të  vazhdohet  në këtë pjesë të Kodit Zgjedhor, do të vazhdohet me modelin e deritanishëm të zgjedhjes së këshilltarëve dhe të kryetarit të komunës”, tha Mariçiq.

Sipas tij, do të ishte e çuditshme pikërisht partitë politike më të vogla  të cilat  e kanë hapur çështjen për lista të hapura tani ta bllokojnë Kodin Zgjedhor në këtë pjesë.

“Ne jemi të hapur për dialog pasi Qeveria dhe partitë në Kuvend që përbëjnë shumicën parlamentare janë të hapura për dialog. Nuk është qëllimi për të imponuar këtë zgjidhje, qëllimi është me konsensus të miratohet Kodi Zgjedhor, siç është praktikë e deritanishme tek ne”, potencon ministri Mariçiq.

Nëse nuk ka pajtim për këtë moment, theksoi Mariçiq, mbetet ta implementojmë modelin ekzistues, me përmirësimet që vijnë nga OSBE/ODIHR dhe janë përkthyer në Propozimin e Kodit Zgjedhor dhe në atë mënyrë do të vazhdohet me zgjidhjet ekzistuese. Sipas tij, ato zgjidhje janë të mira, por qëllimi është të kemi model më të mirë dhe më të sofistikuar me të cilin qytetarët do të mund të votojnë edhe për persona, krahas asaj që votojnë  për partitë politike dhe koalicionet sikur deri tani. 

Related posts

Analizë: Strumica ndër qytetet me më së shumti objekte ilegale në Maqedoni të Veriut (statistika)

Z H

Ahmeti për Srebrenicën: Drithërimat e zërave të viktimave vazhdojnë të buçasin fuqishëm

D V

Bërnz dhe Petrovska shpalosën dy pllaka përkujtimore në Manastir

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More