Agjencia Zhurnal.mk

Për më pak se një javë, tre pushues nga Kosova e humbin jetën në plazhet e Shqipërisë

Në 6 ditë tre pushues nga Kosova kanë gjetur vdekjen në bregdetin e Shqipërisë. Viktima më i fundit është regjistruar mesditën e kësaj të hëne, ku mësohet se është mbytur në Durrës 60-vjeçari. Report Tv mëson se viktima është identifikuar si R.B., 60 vjeç.

“Më datë 06.07.2020, rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar R.B., 60 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”, njofton policia.

Më herët kanë ndërruar jetë një pushues kosovar 75-vjeçar në plazhin e Shëngjinit dhe një 73-vjeçar te Shkëmbi i Kavajës. Ky është bilanci tragjik i kësaj vere, ku pushimet për këto familje janë shndërruar në një tragjedi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!