Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Për mos mbajtje të maskës, deri tani tetovarët kanë paguar 73520 euro gjoba

Shkup, 17 shtator – Zhurnal.mk – Nga 1 maji i këtij viti, kur në fuqi ka hyrë rregullorja qeveritare për mbajtje të obligueshme të maskave mbrojtëse, në qytetin e Tetovës deri tani janë shqiptuar gjithsej 3676 gjoba për mos mbajtje të saj, informon Zhurnal.

Sipas rregullores e cila parasheh gjobë prej 20 eurove për mos mbajtje të maskës, deri tani tetovarët kanë paguar gjithsej 73520 euro gjoba.

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë këtë javë madje ka përforcuar aktivitetet për kontrollimin e veturave, autobusëve dhe furgonëve lidhur me mbajtjen e maskës edhe brenda tyre.

Veçanërisht qytetarët që udhëtojnë me autobusë dhe furgonë, domosdo duhet të mbajnë maskë, ndërsa në veturë, nëse udhëtarët janë nga e njejta shtëpi (familje), nuk është e domosdoshme.

Vetëm në 24 orët e fundit sipas statistiave nga SPB Tetovë, për mos mbajtje të maskës janë gjobitur gjithsej 34 persona.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...