Shkup, 26 janar – Gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 431 kundërvajtje për mosmbajtjen e mbrojtjes personale në fytyrë.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për t’u ballafaquar me Kovid-19.