Për nëntë muaj janë shqiptuar 6.551 gjoba për vozitje të shpejtë në rajonin e Tetovës

Tetovë, 7 tetor – Hyrja e Tetovës është një prej vendeve ku janë zbuluar një numër i madh i shoferëve të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë gjatë vozitjes, tregon evidenca e policisë së Tetovës për nëntë muajt e fundit. Për atë periudhë të vitit në rajonin më të gjerë të Tetovës, në kontrolle të veprimit, të përforcuara ose të rregullta janë regjistruar 6551 tejkalime të shpejtësisë së lejuar në dhe jashtë vendit të banuar, si dhe 547 anashkalime të parregullta.

“Numri më i madh i tejkalimeve u zbuluan në magjistralen Gostivar-Tetovë-Shkup, rrugët rajonale Tetovë-Jazhincë dhe Tetovë-Volkovija, si dhe në hyrje të Tetovës, gjegjësisht në rrugën “Marshal Tito”. Ndër shpejtësinë, veçanërisht në autostradë, disa u regjistruan për më shumë se 70 kilometra në orë, ndërsa në një zonë të populluar ato zakonisht shkonin nga 30 në 50 kilometra në orë. Të gjitha shkeljet e tilla të trafikut u kompletuan me parashtresat e duhura, në përputhje me Ligjin për Sigurinë në Trafikun Rrugor”, thotë zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski.

Në periudhën për të cilën bëhet fjalë, shpejtësia e papërshtatshme sipas kushteve të rrugës ka qenë arsyeja për gjithsej 216 aksidente rrugore, për çka ajo edhe më tej mbetet numër një dhe më pas vijojnë kryerje të parregullta të veprimeve dhe tejkalim të parregullt. Aksidentet e shkaktuara nga vozitja e shpejtë kryesisht kanë përfunduar edhe me pasoja më serioze për pjesëmarrësit në të njëjtat.

Related posts

Emri/ Arrestohet 20-vjeçari në Durrës, u kapë me amë zjarri me vete

D V

Dogana konfiskoi 1000 teste antigjen të padeklaruara për Kovid-19

Redaksia

Kokainë, dhunë dhe alkool, policia aksion në Tiranë, 9 të arrestuar në pak orë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More