Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Për një ditë në Shkup katër super narko dilerë janë fotografuar për pasaporta me identitet të vjedhur

Shkup, 8 qershor – Zhurnal.mk – Vitin e kaluar më 1 tetor, madje katër narkodilerë kanë ardhur në Shkup, janë fotografuar në hapësirat e MPB-së, kanë dhënë shenjat e gishtave, kanë fituar identitet dhe pasaportë të Maqedonisë.

Njëri prej tyre është shefi i organizatës në kartelin shqiptar kompania Belo, për të cilin prokurori në Romë të Italisë vlerëson se për tre vite ka fituar 210 milion euro nga shitja e kokainës në vendet evropiane, transmeton Zhurnal.

Sipas të dhënave nga aktakuza, më 1 tetor të vitit 2020 në Shkup, pasaporta biometrike të Maqedonisë kanë fituar brazilianja Karine de Oliverira Kampos, malazezi Igor Vukotiq, serbi Ratko Zhivkoviq si dhe shqiptari Gerti Marku. Të gjithë për një ditë janë fotografuar nga tanimë e dënuara Nazdrie Zekoviq, e cila pranoi fajin, ashtu si edhe të tjerët në rastin “Sozia”.

Gerti Marku në Shkup ka ardhur 15 ditë pasi për të dhe grupën e tij është realizuar një aksion ndërkombëtar policor, është shpallur fletarrest nga interpoli në Romë. Gerti i cili është në arrati, në Shkup më 1 tetor 2020 në ora 17:13 në zyrat e shërbimeve të MPB-së është fotografuar dhe ka lënë shenjat e gishtave, ndëras më 21 tetor personalisht e ka marë pasaportën me identitet të ri me emrin Elton Avdiu.

Tre ditë më vonë, më 24 tetor 2020 del nga pika kufitare si Elton Avdiu. Tani supozohet se ndodhet në Ekuador, ndërsa ende është aktiv në furnizimin me kokainë në Evropë.

Kompania BELO është kartel i përbërë nga 14 organizata kriminale të kyçura në tregëti me drogë, transmeton Zhurnal. Këto organizata e kanë zgjeruar kontrollin mbi tregëtinë ndërombëtare dhe në mënyrë të shpejtë i kanë rritur përfitimet e anëtarëve, të cilat kanë vepruar në Ekuador, Holandë, Belgjikë, Shqipëri dhe Itali.

Karine de Oliveira Kampos ose Violeta Conkova

Më 1 tetor 2020 pasaportë maqedonase ka fituar dhe brazilianja Karine de Oliveira Kampos. Ajo nga Maqedonia ka dalë si Violeta Conkova, gjegjësisht si maqedonase nga Bullgaria.

Në Brazil, ajo kërkohet për një seri transportesh të kokainës. Në një aksion nga specialistët brazilian në Santos, janë konfiskuar rreth 7 milion dollarë të fituara me drogë.

Valid Isa Hamas është një prej personave që ka marë gjithashtu pasaportë maqedonase, me identitet të ri me emrin Vurmo Taqo, si maqedonas i lindur në Korçë.

Ai më 9 janar 2019 në Shkup përmes një procedure të rregullt është fotografuar në hapësirat e MPB-së dhe e ka marë pasaportën me identitet të vjedhur të Vurmo Taqo, i lindur më 1965. Ai është nga Jordani ndërsa është i njohur për Italinë dhe Amerikën Latine.

MPB për të gjitha këto falsifikime të identiteteve pati ndërmarë një aksion për arrestimin e pjesëtarëve të MPB-së të cilët kanë ndërmjetësuar dhe kanë realizuar të gjithë këtë skandal me identitete. U arrestuan mbi 10 persona.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Qeveria emëroi Agim Murtezanin drejtor për Punë Hidrometeorologjike

D V

Zaev: Nesër mblidhet Qeveria për gjendjen e krizës

D V

Kërkohet shpallje e gjendjes së krizës për shkak të zjarreve në Maqedoni

D V

Qeveria e RMV-së ndan nga 10.000 denarë për personat të cilët kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarreve

D V

Shilegov: Tre ekipe të zjarrfikësve dhe tre vetura janë nisur drejt Pehçevës dhe Dellçevës

D V

Në Tabanoc dhe Bllacë pritet deri 30 minuta për hyrje dhe dalje në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...