Për një javë 147 persona humbën jetën nga COVID-19 në Kosovë

Gjendja me pandeminë COVID-19 në Kosovë vazhdon të jetë e rënduar. Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, nga ky virus janë prekur 151 mijë e 279 persona, ku prej tyre 2 mijë e 606 kanë humbur jetën.

 

Vetëm gjatë javës që po lëmë pas, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, jetën e kanë humbur 147 qytetarë.

Gjithashtu ka pasur edhe numër të madh të rasteve pozitive. Nga e hëna e deri më dje në Kosovë janë shënuar gjithsejtë 8 mijë e 547 raste të reja me coronavirus.

Vetëm dje në vendin tonë janë shënuar 1 mijë e 278 raste pozitive dhe 21 raste të vdekjes.

Raste aktive në vend janë 26 mijë e 534. Pavarësisht situatës së rënduar, procesi i vaksinimit të qytetarëve po vazhdon. Krerët e institucioneve por edhe qytetarë vazhdimisht po bëjnë thirrje për vaksinim në mënyrë që të mbrojmë shëndetin nga ky virus.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.346 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 901.013 doza të vaksinës. Deri më sot 306.287 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Më poshtë Telegrafi ua sjell rastet pozitive dhe ato të vdekjes që kanë ndodhur nga 30 gushti deri më 4 shtator.

4 shtator- 1278 raste pozitive, 21 raste të vdekjes

3 shtator- 1448 raste pozitive, 26 raste të vdekjes

2 shtator – 1612 raste pozitive, 32 raste të vdekjes

1 shtator- 1894 raste pozitive, 22 raste të vdekjes

31 gusht- 1383 raste pozitive, 26 raste të vdekjes

30 gusht – 932 raste pozitive, 20 raste të vdekjes. 

Related posts

Krasniqi: Nuk besoj se do të ketë shtyrje të zgjedhjeve

D V

1,100 raste të reja me kancer në Kosovë gjatë këtij viti

D V

SBASHK-u me apel për punëtorët arsimorë: Vaksinohuni!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com