Agjencia Zhurnal.mk

Për një javë janë larguar 167 automjete të parkuara në sipërfaqe publike

Shkup, 4 janar – Nga numri i përgjithshëm i automjeteve të parkuara në mënyrë të parregullt dhe automjeteve të marra, 45 janë larguar nga vend parkimet zonale, ndërsa 122 të tjerat me urdhër të policisë së trafikut në bazë të kundërvajtjeve të bëra: parkim në rrugë, shtigje për biçikleta, vendkalime për këmbësorë, trotuar, sipërfaqe të gjelbra, në kundërshtim me shenjat në rrugë, si dhe me thirrje nga personi i tretë.  

Kontrolluesit e vendparkimeve zonale, informojnë nga Sektori për marrëdhënie me opinionin dhe informacione për qytetarët e Qytetit të Shkupit, në periudhën e njëjtë ka sanksionuar gjithsej 295 automjete, për shkak të parkimeve të parregullta, gjegjësisht për mospagimin e shërbimit të parkimit.   prej tyre, 45 automjete janë larguar me karrotrec, për shkak të tejkalimit të kohëzgjatjes së parkimit në vendparkime.  

Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrja publike “Parkingjet e qytetit” apelojnë deri tek qytetarët ta ruajnë gjelbërimin dhe sipërfaqet tjera publike, ndërsa automjetet e tyre t’i parkojnë vetëm në vendparkimet e shënuara.   Apelojmë që të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve për parkim, në kohë ta rregullojnë pagesën për shërbim të parkingut, që të mos sanksionohen dhe mos t’u vendoset bllokues në rrota.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...