Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Për një kohë të gjatë do ketë pacient që do trajtohen me Covid-19

Shkup, 9 janar – Drejtoresha e Klinikës së Sëmundjeve Infektive-Shkup, Milena Stefanoviq, për “Kanal 77”, theksoi se numrat e personave të infektuar po zvogëlohen objektivisht.

Sidoqoftë, ajo paralajmëroi se nuk duhet të relaksohemi në aspektin e respektimit të masave mbrojtëse, por edhe në drejtim të planifikimit të zhvillimit të pandemisë.

“Një gjë është e sigurt, numrat që po raportojmë janë absolutë nga pacienti i parë që hyri në vend si pozitiv. Ekziston një rrjedhë shumë logjike e numrave, uljeve dhe ngritjeve. Nuk mund të garantoj se për numrat nga rajoni, por në vendin tonë kursi është logjik. Pandemia nuk mund të krahasohet me asgjë që kemi provuar deri më tani, unë kam veshur pallton e bardhë për 25 vjet dhe kam qenë mjek në shumë epidemi të ndryshme. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në lidhje me parashikimin e dhënë dhe të mos presim që me një shkop magjik kjo të zhduket”, tha Stefanoviq, duke shtuar se “do të ketë pacientë që do të trajtohen me Covid-19 për një kohë të gjatë”

Prandaj, theksoi ajo, do të duhet të bëhet një riorganizim me të gjitha objektet mjekësore, e cila sigurisht është diçka që është planifikuar.

Postime të ngjashme

Kuvendi i votoi besim Qeverisë

T E

Detektohet lloji britanik i Kovid-19 tek një pacient i kthyer nga Zanzibari

T E

Gir: Për BE të rëndësishme janë reformat, vendimet sillen unanimisht

T E

5 të vdekur dhe 807 raste të reja me Covid 19 në Maqedoni

Z H

ASH dhe Alternativa nuk do ta mbështesin ligjin për shfuqizimin e Ligjit për regjistrim të VMRO-DPMNE-së

Z H

Karantinë 14 ditë për personat që vijnë nga Afrika

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...